in

Kjo është shifra e votuesve jashtë vendit

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u kumtua se janë 102 mijë e 100 votues jashtë vendit, njëkohësisht KQZ-ja i përfshinë në listë votuese edhe ata që nuk u lajmëruan në telefon.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim të rëndësishëm për aplikuesit nga jashtë vendit të cilët kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, por të cilët akoma nuk janë telefonuar për verifikim nga KQZ-ja.

KQZ-ja ka vendosur që t’i përfshijë në listën votuese jashtë vendit edhe këta aplikues.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i personave që janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 102 mijë e 100.

Kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se e drejta kushtetuese për të votuar nuk do t’i mohohet askujt, ndërsa falënderoi diasporën për interesimin e jashtëzakonshëm për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Gjithashtu, ajo falënderoi mërgatën për mirëkuptimin e tyre për punën e KQZ-së në afat kaq të shkurtër kohor.

Daka bëri të ditur se më shumë se 80 mijë persona janë lajmëruar në telefon, por e drejta e votës nuk do t’i mohohet askujt, as atyre që nuk janë lajmëruar në telefon.

Lini një Përgjigje

Certifikohet lista e votuesve, 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet e 2019-së

Liga Arabe e dënuaka hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem!