in

Kishte me vete 40 kg suxhuk, shqiptari i Kosovës në aeroportin amerikan

Një ngjarje pikante është regjistruar në aeroportin e Nju Xhersit në SHBA. Një qen anti-drogë zbuloi diçka të dyshimtë në bagazhet e një qytetari nga Kosova. Bëhet fjalë për plot 40 kg suxhuk. Në një reagim për media të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve në SHBA thuhet se suxhuku është zbuluar nga qeni ekspert i quajtur Kody.

“Kur stafi ekzaminoi bagazhet ata gjetën afërsisht 40 kg suxhuk, që janë të ndaluara të hyjnë në SHBA. Ndonëse importi i mishit është në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme në ekonomi dhe industrinë bujqësore”, – thuhet në deklaratën e drejtorit Troy Miller. Pasagjeri ishte shprehur se bëhej fjalë për “suxhuk shtëpie”, duke e shpëtuar atë nga gjoba. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Fatos Kongoli: Si u zhduk sportisti që shoqërohej me vajzën e Enver Hoxhës

Revista franceze: Rama po e përdor Erdoganin si shantazh ndaj BE-së