in

Kishën Ortodokse Shqiptare e akuzuan se marrin para nga oligarkët rusë

Prej disa ditësh, Kisha Orthodokse e Shqipërisë, e drejtuar tash e 30 vite nga shtetasi grek Anastas Janullatos, është përfshirë në polemika të ashpra me Arkonin e Patriarkanës Ekumenike, Ilias Damianakis.

Damianakis ka publikuar një artikull në gjuhën greke ku e akuzon Kishën Shqiptare se ka marrë para nga “oligarkë të huaj”.

“Ndërsa përpjekjet e oligarkëve ndërkombëtarë me interesa personale kanë kontribuar në rindërtimin ose restaurimin e mbi 250 kishave (në Shqipëri), fokusi i tyre duket se anon më shumë drejt këtyre përpjekjeve sesa respektimit të rreptë të Parimet kanonike ortodokse”, shkruan ndër të tjera Damianakis.

Ndërsa në reagimin e saj Kisha e Shqipërisë thekson se, siç tregoi konteksti, termi “oligarkë ndërkombëtarë” nënkupton rusët.

“Kjo është një gënjeshtër dashakeqe dhe flagrante”, thuhet në reagimin e Kishës Orthodokse Shqiptare.Së fundi, Kisha e Shqipërisë thekson se akuzat e këtij lloji janë një shtrembërim i plotë i së vërtetës me synimin për të mbështetur gënjeshtrën se Kisha e Shqipërisë “e gjen veten në gypin e propagandës ruse”.

Kujtojmë se Kisha e Shqipërisë është ndër kishat që nuk e kanë njohur Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës që i ka dhënë Patriarkana Ekumenike.

Gjithashtu Kisha Shqiptare vazhdon të kërkojë që të mblidhet Këshilli Pan-Ortodoks, duke qenë në përputhje me qëndrimin e mbajtur nga Kisha e Rusisë. Në të njëjtën kohë, në çdo rast, Kisha Shqiptare ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj vendimit të Patriarkanës Ekumenike (për dhënien e autoqefalisë Kishës Ortodokse të Ukrainës).

Lini një Përgjigje

Serbi: Shpërthim në një fabrikë të industrisë së mbrojtjes

Ne me ç'histori ua mbushim fëmijëve jetën?