Shkruan: Idriz Morina
Kisha Ortodokse Serbe, e shfaq sot sërish fytyrën djallëzore, rikonfirmon urrejtjen ndaj shqiptarëve, mashtrimet, gënjeshtrat dhe shpërfytyrimin e saj! Vetëm disa orë pasi kisha shkruar, duke reaguar për premtimin e Qeverisë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga grupi kriminal shtetëror i Serbisë në Manastirin e Banjës, ka reaguar Kisha Ortodokse Serbe, duke hedhur çdo akuzë të mundshme, jo vetëm ndaj Qeverisë, por edhe ndaj shqiptarëve e bashkësisë ndërkombëtare.Po e sjellë këtu një pjesë, edhe për shkak të disa pseudopatriotëve, të cilët po mundohen të shpjegojnë e arsyetojnë hapa dhe lëvizje të gabuara parasëgjithash të institucioneve tona, pa pasur asnjë kompetencë dhe vetëdije për pasojat!
Pra, Kisha Ortodokse Serbe po na akuzon se ne po kërkojmë një Kosovë etnikisht të pastër shqiptare, dhe se kinse ne po i sulmojmë jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët!Prandaj e kam quajtur djallëzore, dhe është gabim strategjik i Qeverisë, Presidencës, i të gjitha institucioneve, përfshirë ato akademike dhe mediave, që nuk e fajësojnë me emrin e vet Kishën Ortodokse Serbe, e cila është bashkëfajtore (sikurse edhe gjatë gjenocidit dhe etnocidit të kryer nga regjimi i Millosheviçit) në përpjekjen për ta pushtuar një pjesë të territorit të Kosovës, që dështoi në fillim të tij, të dielën!
“Kisha Ortodokse Serbe vazhdimisht e ka vënë në dukje, veçanërisht fuqive të mëdha, politikën jashtëzakonisht të rrezikshme të pushtetit në Prishtinë, qëllimi i vetëm i të cilave është dëbimi i plotë i popullit serb dhe krijimi i Kosovës etnikisht shqiptare. Në këtë ndjekje janë kryer sulme të panumërta ndaj vendeve tona të shenjta, ndaj njerëzve tanë, madje edhe ndaj fëmijëve serbë. Në muajt e fundit, njerëzit janë arrestuar pa asnjë provë ose bazuar në prova të fabrikuara, është sekuestruar toka në pronësi të serbëve; me pak fjalë, Kosova sot është tokë pa ligje ku nuk ekziston as liria dhe as një standard minimal i jetës normale për serbët.” – thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse Serbe të bërë sot, e të botuar pak orë më parë në disa media.