in

Kili / Qyteti ku rrugët mbajnë emra shqiptarë

Duke lexuar një shkrimtar kilian, një poet të cilin po e lexoja në spanjisht, në një moment gjatë rrëfimit poetik më mbetën sytë te emri i një rruge që kishte vargëzuar poeti, emri i rrugës ishte… “Rruga e Dibrës”?!… U befasova sepse bëhej fjalë për një qytet në jug të Kilit me emrin Hualpën?!… Qytet nga vinte poeti i cili kishte lindur aty…

Kuptohet plot kureshtje u futa në Google dhe kërkova më shumë për këtë rrugë me këtë emër kur për befasinë time mësova se aty në atë qytet në Kili jo vetëm që kishte një rrugë me emrin “Rruga e Dibrës” por kishte edhe disa rrugë të tjera me emra qytetesh shqiptare!?… Në gjuhën spanjisht kishte “Rruga Durrësi”, “Rruga Berat”, “Rruga Elbasan”, ”Rruga Shkodra”, “Rruga Tirana”, (Google diku e jepte gabim “Triana” por në vazhdim po të ndiqet rruga, më poshtë në hartë del e qartë, “Tirana”)”, “Rruga Vlora”, (Valona)”…Kërshëria më shtyu të kërkoj me gjatë dhe nga kërkimet mësova se Hualpen është një qytet në jug të Kilit, është pjesë e Provincës Concepción, Regjionit të Bio Bio…

Emrat e rrugëve të atij qyteti janë vëne ashtu sepse të parët ata që themeluan qytetin kishin qenë emigrantë që kanë ardhur nga disa shtete europiane dhe emrat i kane vendosur sipas vendeve të tyre të origjinës, nga kishin ardhur emigrantët!… Sipas historikut të qytetit emigrantët thuhet se kishin Anglezë, Skocezë, Francezë, Çekë dhe Jugosllavë… Në faqen online të bashkisë thuhet se emigrantët nga Jugosllavia kishin qenë: “Kryesisht Kroatë”?!… Dhe paskan zgjedhur emra qytetesh shqiptare?!… Si janë zgjedhur emrat e qyteteve shqiptare për emra rrugësh në Hualpen Kili!?

Një mister që meriton vëmendje studiuesish të mirëfilltë besoj!

Eh ne shqiptarët e shkretë! Do kalojnë vite e vite derisa në të mbledhim historinë tonë shqiptare të shkapërdarë copa-copa në të katër anët e globit!… Edhe pse nuk përmenden shqiptarët si komunitet aty në themelimin e qytetit emrat e qyteteve shqiptare flasin vetë duke sheshuar çdo dyshim!?

… Dhe kur mendon njeriu se këtë fakt asnjëherë nuk na e kanë sjellë ata që kanë për detyrë të hulumtojnë gjëra të tilla, pikërisht historianët dhe studiuesit!?…

Nuk po fajësojmë për periudhën e izolimit 47 vjeçar komunist por në këtë çerek shekulli të drejtë udhëtimi është dashur të dine diçka e të na sjellin fakte!?

E ç’rëndësi ka kjo mund të thotë ndonjë skeptik!… ka rëndësi e para për faktin se është pjesë e raporteve që ka Shqipëria me botën dhe e dyta mosnjohja dëshmon edhe një here paaftësinë e studiuesve shqiptar për të bërë atë gjë të cilës i kanë dale zot, domethënë studimeve dhe hulumtimeve?!

Me te drejte lind pyetja sa fakte tjera, sa dëshmi tjera e sa gjetje tjera dergjen hartave te botes ne pritje te zbulimit!?…

Ku paskan qenë historianët që sot po na mburren me të madhe se duan te rishkruajnë historinë kombëtare?!Ku i kanë ata gjetjet për të pasuruar trashëgiminë tonë kombëtare!… Një fakt i tille a përben kurrfarë rëndësie në kërkimet e tyre?!Hulumtimi dhe kërkimet e mëtejshme besoj se përbëjnë interes për shqiptarët në hapësirën ballkanike me se pari pasi jemi një komb i cili për më shumë se një shekull ka humbur toka dhe është rrudhur në kufijtë e vendosur në vitin 1913 në Londër.

Mos vallë ata emigrantë ishin nga ndonjë prej debimeve dhe as për tu regjistruar nuk i lanë të regjistrohen si shqiptarë!?… Plot pyetje që kërkojnë përgjigje për sa kohë që emrat janë të saktë shqiptarë!

Emra shqiptar të rrugëve nëpër perëndim ka plot ne fakt, na janë përmendur këto fakte nga i madhi Faik Konica i cili gjatë viteve që jetoi në Bruksel ngulmoi të gjente shtëpi në “Rue d’Albanie”, ”Rruga e Shqiperisë” që gjendet edhe sot e kësaj dite në kryeqytetin evropian…Dihet miqësia që ka pasur Konica me poetin e madh frëng, Gijom Apolonieri dhe njëhere kur po lexoja biografinë e Francis Steegmuller që është studiuesi me i njohur i poetit te madh francez Gijom Apolonierit, (Guillaume Apollinaire 26 Gusht 1880 – 9 Nentor 1918)… ndesha në një dëshmi mjaft interesante lidhur me Konicën dhe rrugën me emrin Shqipëria…Në faqen 92 të librit shkruhej :”Megjithatë ashtu si kuptohej liria ne Bruksel, nuk e kënaqte atë, (Konicen, shen.im), me shume se Parisi. Një dite ai u fut në telashe me një polic që e ndaloi në rrugë:-“Kombësia juaj?”- e pyeti Polici…-“Shqiptare!”…-“Adresa?”…-“Rruga Shqipëria!”…-Profesioni juaj?”…“Botues i gazetës “Shqiperia”, (“Albania!”)…“Në do ta dish, unë me të vërtete nuk ju besoj juve!”- i tha polici dhe kështu patrioti shqiptar e kaloi natën në stacionin policor’… Fragment nga faqja 92 e librit studimor, “Apollinaire; Poet Among The Painters”… “Apoloniere;Poeti mes piktoreve” e autorit Francis Steegmuller…

Dëshmi tjera për emra rrugësh nëpër perëndim kemi plot, ”Rue d’Albanie” në disa qytete në Francë, ”, po ashtu ne Quebec, (Kuebek) Kanada, ka në Afrikën e Jugut në Malmesbury, Cape Town e deri në Filipinet e largëta!?… Po ashtu ne USA në disa qytete ka rrugë ose avenue të emërtuara “Albania”, ”Albania Street’ ose “Albania Avenue”, më e famshmja është një në Orlando në destinacionin turistik numër një në bote, siç është “Disney Ëorld” !

Në Itali në disa qytete ka emra shqiptar të rrugëve, në Rome ka edhe “Piazza Albania”…Në Angli në Londër ka rrugë me emrin Shkodër, ”Scutari Road”…

Të gjitha këto të dhëna meritojnë vëmendjen e studiuesve…janë vlera që dëshmojnë respektin që bota ka ndaj nesh! Ne jemi një komb që shekujt e fundit ishim shumë fatkeqe e njohëm pushtime pas pushtimesh! Pas vitit 1944 njohëm izolimin me të egër që është parë ndonjëherë në një vend evropian, izolimin 47 vjeçar komunist! Por siç mund ta shohim edhe nga kjo dëshmi, nga emrat e rrugëve bota dhe kryesisht perëndimi asnjëherë nuk na harroi neve! Kujtesa e tyre dëshmohet me këto emra në ccdo cep të globit!

Perëndimi na ka konsideruar gjithmonë pjesë të vetën! Është me rëndësi të njihet kjo…Sepse me ideologe që për qëllimet e tyre pushtetmbajtëse na kanë sajuar gjithfarë trillimesh historike ne shpërdoruam dekada të tëra duke kërkuar armiq aty ku kishim miq! / Ilir Seci Illyria

Lini një Përgjigje

Vrasja e figurave kombëtare shqiptare

Presidenti i Sllovenisë: Ibrahim Rugova do të shihte shumë mundësi për zgjidhjen e problemeve