in

KFOR-i turk me ndihmën e qeverisë turke do t'i "mësojë" shqiptarët e Mamushës shqip!

Mamusha shqiptare dikur

Kryetari i Mamushës, Abdyladi Krasniqi, nuk e thotë pse nuk e kërkoi ndihmën për mësimin e gjuhës shqipe nga Qeveria e Kosovës, por nga Qeveria e Turqisë? është ai në Kosovë a në Turqi?  

Në Mamushë shqiptaret e turqizuar duan ta “mësojnë” gjuhën shqipe, por me ndihmën e KFOR-i turk.

Mësuesja Merita Sezallari thotë se me ndihmën e KFOR-it turk, nxënësit e një klase në këtë komunë, tashmë do të mësojnë shqip. 

“Orët shtesë duhet të na ndihmojnë edhe ne si mësimdhënës, për shkak se, duhet ta njohin gjuhën shqipe,  kudo që do të shkojnë këta ju nevojitet gjuha shqipe”, tha Sezallari.

Kryetari i Mamushës, Abdyladi Krasniqi, tregon se ai ka kërkuar nga qeveria turke, që të ndihmojë në mënyrë që nxënësit e këtij komuniteti të mësojnë gjuhës shqipe. Pse nuk e ka kerkuar nga qeveria e Kosoves, askush nuk e thotë. 

Banorët e Mamushës janë shqiptarë të turqizuar, kryetari i kesaj komune Abdyladi Krasniqi ka mbimer puro shqiptar dhe i takon njërit ndër fiset më të fuqishme shqiptare në Kosove. 

KFOR-i turk edhe më parë i ka “ndihmuar” banorët e kësaj zone duke i bëre synet dhe duke u shtruar iftare.

Lini një Përgjigje

Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezisë kushtruese shqipe, shkrepëtima e vargëzimit të gulçeve të shpirtit

Asambleja Kombëtare e PS për pesë orë u mbyll në karantinë!