in

Këto kategori përfitojnë nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar lidhur me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, prej të cilit do të përfitojnë qytetarët nga skemat sociale, të cilat do të rriten e disa do të dyfishohen, pastaj përfitojnë bizneset, ndërmarrjet e gastronomët, pasi që u dëmtuan gjatë vitit që shkoi me paraqitjen e pandemisë.

Masat e Qeverisë:

Masa e parë: 6.5 milionë euro për të vetëpunësuarit për bizneset e vogla.

Masa e dytë: 5 milionë euro për Ministrinë e Arsimit për organizimin e arsimit gjatë vitit 2020/21.

Masa e tretë: 2.5 milionë euro për Ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur aktivitetet kulturore.

Masa e katërt: 1 milion euro për programin e veçantë për ta përmirësuar pozitën e gruas në shoqëri.

Masa e pestë: 50 milion euro për Shëndetësinë, 40 milionë euro për sigurimin e vaksinës antiCovid.

Masa e gjashtë: 11 milionë euro për shtesën në pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.

Masa e shtatë: 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë.

Masa e tetë: 19 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë.

Masa e nëntë: 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, hoteleve, restoranteve. Kjo shume do të shpërndahet sa më pare që është e mundshme.

Masa 10-të: 7.9 milionë euro për komunat e Kosovës për menaxhimin e pandemisë.

Masa e 11-të: Stimulim të aktivitetit biznesor.

Masa e 12-të: 21 milionë euro për ndërmarrjet publike.

Masa e 13-të: 16 milionë euro për Ministrinë e Ekonomisë për zbatimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Masa e 14-të: Një milion euro për Ministrin e Zhvillimit Rajonal.

Masa e 15-të: Do t’i rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, në shumë totale prej 13.5 milionë euro. Do t’i dyfishojmë skemat sociale prej 7.5 milionë euro.

Në fazën e parë do të nisim me një shumë prej 10 milionë euro për personat që kanë humbur vendin e punës si rezultat i pandemisë.

Lini një Përgjigje

Masakra e Reçakut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e radhës