Në Deçan, u formua Këshilli nismëtar për formimin e Lëvizjës “Braktisja vullnetare e fesë islame ( me moton: Të jemi vetëm shqiptar).
Pjesëmarrës në këtë takim ishin personalitete të ndryshme, një ndër ta është edhe Sali Cacaj ish-këshilltari i Ibrahim Rugovës.
Sali Cacaj ndryshe njihet si aktivist i hershëm i çështjes kombëtare.
Ishin te pranishem personalitete të fushave të ndryshme nga Kosova e Mërgata.
Disa nga qytetarët që braktisën fenë islame në këtë tubim thanë se arsyeja kryesorë është kombi.
“Nuk jemi më në këtë drejtim. Krijohet një lëvizje që atakon ata që luftojnë vlerat kombëtare”, tha një qytetar.