Në shtëpinë ku jetuan dhe vepruan Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe shoku i tyre Kadri Zeka, tashmë është shndërruar në muze.
Por, mbikëqyrësi i kësaj shtëpie-muze dhe banorët e Dubovikut të Deçanit po kërkojnë kujdes më të madh institucional për këtë shtëpi, pasi sipas tyre është lënë pas dore.Vepra e lavdishme e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka ka bërë që ky institucion i trashëgimisë dhe historisë, të ketë vizitorë të përditshëm.Xhevat Gërvalla tash e 17 vjet po kujdeset për këtë objekt, mirëpo të njëjtën nuk po e bëjnë institucionet lokale e qendrore, thotë ai, të cilat edhe janë përgjegjëse.
Ai shtoi se vetëm një vit është mbështetur nga komuna e Deçanit.Musa Berisha, profesor, thotë se ky institucion i bën nder jo vetëm Deçanit e Kosovës, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë.Të vetëdijshëm, për nevojën e përkrahjes institucionale për Muzeun dhe personelin mbikëqyrës, zyrtarët e komunës Deçanit thonë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Kulturës.Bekim Vishaj, ekspert i trashëgimisë dhe zyrtar i komunës, deklaroi se mbikëqyrësi i tanishëm ka mbetur peng i procedurave të zorshme të rekrutimit të stafit.
Ai shfaqi shpresën se do të bashkëpunohet edhe me Ministrinë e Kulturës, që të gjendet një mundësi administrative.Ndërkohë që, pavarësisht përpjekjeve për të marrë një përgjigje edhe nga zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, përkatësisht Departamentit të Trashëgimisë, një gjë e tillë ishte e pamundur.