in

Këngëtarja Eneda Tarifa rezulton pozitive me COVID-19

Këngëtarja dhe njëherësh moderatorja e Portokallisë, Eneda Tarifa, nëpërmjet një postimi në Instagram ka njoftuar se ka rezultuar pozitive me koronavirus. Në të vërtetë, si thotë moderatorja, ajo është asimptomatike dhe nuk ndien asgjë.

Postimi i plotë në Instagram:

“Mua dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që unë të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë diku, nuk e di se ku, megjithëse ruhem në çdo moment. Por kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Jam asimptomatike se nuk ndjej asgjë, asgjë. Fakti se humba shijen dhe nuhatjen më bëri që të dyshoj. Ndërkohë që jam një qeflije e ushqimit dhe kur nuk ndjen shijen e tij, ndihem keq. Po pi kafe tani, nuk e kam idenë se çfarë shije ka, disa sa sheqer ka dhe po e bëj si adet”.

Lini një Përgjigje

Pfizer përfundon testimin e vaksinës, 95% efektive kundër COVID-19

Për terroristin Kujtim Fejzullahi nuk ka vend për varr në Austri