in

Këneta enveriste, së cilës i takon edhe Rama, është qelbur më shumë se çdo kënetë tjetër!

Sherif Ramabaja

Ende pa filluar fushata zgjedhore në Shqipëri, Rama është shquar e po shquhet me fjalorin e tij të pistë, në etiketimin e opozitës dhe rivalëve të tij, që do të ishte turp kjo të përdorej edhe nga  adoleshentët, e jo nga një kryeministër. Por qe do kur ai është i tillë, ashtu siç e njohin shqiptarët: arrogant, injorant, intrigant, i pa cipë, i paskrupullt (po iu dha mundësia ) dhe i pashpirt e i pa kompromis, po ta gjeti hallin.

Të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri po në mbarë botën, e din që Rama çdo herë i ka blerë dhe vjedhur zgjedhjet, edhe pse ai e loz rolin e budallait, gjoja se askush nuk merr vesh nga këto punë, duke mbetur krenar gjithnjë për fitoren e radhës.

Edhe kësaj here, ende pa u mbajtur zgjedhjet e 11 majit, dihet fituesi: Rama dhe PS. Kryesisht fitues të ngjashëm kemi edhe në Rusi, në Bjellorusi, në Kinë, në Venezuelë, Në Korenë Veriore, në Serbi e shumë vende të ngjashme autoritative, e diktatoriale.

Të tërë shqiptarët, të cilët nuk mendojnë si ai dhe i takojnë grupit opozitar, i krahason me kënetën e cila qelbet, pa menduar se këneta enveriste, së cilës i takon edhe vetë Rama, Shqipërinë e kishte ndarë nga bota perëndimore civilizuese, duke e futur në këtë kënetë sllave, nga e cila shqiptarët ende nuk po arrijnë të dalin.

Po ashtu Rama kësaj here po kërcënon se do të fitojnë më bindshëm, se çdo herë tjetër. Për këtë tërë shqiptarët janë më se të bindur, duke e pasur të qartë se Rama e ka mobilizuar të tërë aparatin e tij shtetërore në blerjen e votës, në vjedhjen e votës, në propagandën shtetërore dhe manipulim.

 Si do të përshkruhej ndryshe kjo, kur nga aparati i tij qeverisës janë zbuluar dhe përgjigjen para gjykatave qeveritar, ministra, krye bashkiak etj. të lidhur me krimin e organizua.

 Në çdo shtet normal pas zbulimeve të tilla, do të binte qeveria së bashku me udhëheqësin e saj, po kjo nuk ndodh në Shqipëri. Pse? Sepse autokratët dhe diktatorët mendojnë se postin, e kanë të përjetshëm. Kënetën në të cilën vetë qelben, ua m ‘veshin kundërshtarëve të tyre.

Autokratët dhe diktatorët, edhe pse vendin e sjellin buzë greminës, me propagandën e tyre të rafinuar, sjellin pejzashe në lulëzimin e vendit. Kështu vepronte edhe diktatori Hoxha. Shumë kush sot pyet: me çka konkurron Shqipëria, apo çfarë prodhon, kur dihet se të gjitha fushat e saj ekonomike, financiare, tregtare etj. janë të shtrira për toke dhe e vetmja veprimtari që aty lulëzon janë: krimi i organizuar dhe paratë e tij të pista, pjesëtar i së cilave është edhe vetë kryeministri Rama.

 Pavarësisht kësaj, autokrati apo diktatori krenohet me turizmin në rritje, duke shpërndarë peizazhe të bukura, kurse në realitet fushës së turizmit i mungon çdo lloj infrastrukture turistike.

 Spanja me vite po proteston kundër turizmit masiv, të cilët po ia shkatërrojnë ambientin e saj të përgjithshëm dhe po ndikojnë në ngritjen e qerasë dhe jetës normale të qytetarëve të saj, kurse autokrati Rama, po mundohet të përfitoi nga rritja e numrit të turistëve të tillë.

 Autokrati Rama, me sjelljet e tij antikombëtare, është shqiptari më i urryer i kombit, nga shqiptarët jashtë kufijve të shtetit amë, pasi ata i kanë të qarta veprimet dhe synimet e tij antishtetërore, e antikombëtare.

Thënë të drejtën shqiptarët nuk kanë mendim më të mirë as për Berishën, i cili me qeverisjen e tij dhe sistemin piramidal më 1997, Shqipërinë e kishte sjell buzë greminës, kurse  sot po ashtu shqiptarëve me sistemin e kriptomonedhave ua premton  parajsën, njësoj sikurse Donald Trump, amerikanëve.

Shqiptarët për të shpëtuar nga Rama dhe Berisha, nga dy autokratët dhe diktatorët përbindësh, do të duhej t´i votonin partitë e vogla me synim kombëtar, atdhetar dhe sistem social, të cilët e luftojnë së pari varfërinë dhe përpiqen për mirëqenien e popullit shqiptar.

 Në të kundërtën si Rama, po ashtu edhe Berisha, luftën kryesore e kanë mes vete për përfitim dhe pasurim personal, duke e lënë Shqipërinë në mjerim e varfëri, kurse kombin shqiptar në pasiguri totale.

MASAKRA E STUDENICËS VAZHDË E KRIMEVE MAKABRE SERBE

Papa që shenjtëroi bijën tonë të madhe, Nënë Terezën