Një përgjigje pak të zgjeruar mikut tim të vyer Engjell Gishti , për komentin e mëparshëm rreth fateve të Asia Bibi. Shkrimi i shkurtër sqarues është edhe për të gjithë miqtë që kanë lexuar shkrimin e parë mbi katoliken Pakistaneze të dënuar për mëkatin më të rëndë të ligjit Islamik kundër Allahut e Profetit të Tijë!
Siç e kemi cilësuar në shkrimin e dy viteve më parë për dënimin me vdekje në litar të Katolikes Pakistane Asia Bibi që tronditi në fakt mbarë opinionin ndërkombëtar e sidomos atë perëndimor dhe që shoqata të ndryshme humanitare (njëra nga ato u krijua duke marrë emrin e të dënuarës me vdekje),, protestuan fuqishëm në adresë të gjykatës supreme të Pakistanit.Lirimi nga burgu i Asia Bibit në saj të presioneve të ndryshme në të gjitha shkallët të botës perëndimore rreth dënimit absurd me varje në litar, aktivizoj në nivele ekstreme fundamentalizmin fetar ideologjik në të gjithë Pakistanin e më gjërë në botën Islame.
– Me 11 Nëntor të vitit 2010 dënohet me vdekje në litar për mëkatin e rëndë kundër Allahut e Profetit të Tijë; KATOLIKJA Pakistane Asia Bibi.
– Në Dhjetor të vitit 2011 një delegacion i Masihi Foundation viziton në burg të dënuarën me vdekje, duke e gjetur sipas raportit në kushte të tmerrshme higjienike e psikologjike.- Guvernatori i një krahinë të madhe të Pakistanit: Punjab egzekutohet nga fundamentalistët Islamikë vetëm sepse vizitoj në burg Asia Bibi. Emri i tijë ishte Salman Taser i cili egzekutohet nga roja e tijë personale me 4 Janar të vitit 2011.
– Mbas vrasjes së Salman Taser, rrëmbehet nga fundamentalistët i biri i tijë Shahbaz Taser me qëllimin e lirimit të vrasësit të babait që ishte arrestuar.- Vetëm dy muaj më vonë: në Mars të vitit 2011 vritet ministri i pakicave fetare të Pakistanit ( i besimit Katolik) Shahbaz Bhati.
– Me 18 Nëntor 2010 , vetëm një javë pas dënimit me vdekje, Papa Benedetto XVI kërkon lirimin e menjëhershëm të Asia Bibi.- Me vrasjen e Osama bin Laden nga forcat speciale Amerikane në Pakistan me 2 Maj 2011 përforcohet burgu me forca të shumta policore ku qëndronte e dënuara, për frikën e madhe nga fundamentalistët që mund të kërkonin hakmarrje për liderin e tyre të vdekur.
– Nëpërmjet Amnesty Internacional bashkëshorti i Asia ka kërkuar azil politik për familjen e gruan e tijë në disa shtete perëndimore si Amerikë, Angli, Itali, Kanada.
-Me 31 Tetor 2018 gjykata supreme e Pakistanit liron nga burgimi Asia Bibi nën mbrojtjen e fuqishme të forcave të shumta policore e ushtarake që kishin rrethuar trefish ndërtesën ku ishte e vendosur gjykata supreme në Islamabad..- Me 23 Nentor me rastin lirisë së Asia Bibi arrestohen 300 militantë të rrezikshëm të ekstremizmit Islamik.- Me 29 Janar të vitit 2019 gjykata supreme e Pakistanit në Islamabad ka anulluar vendimin e ndalimit në adresë të Asia Bibi e familjes së saj, për tu larguar nga vëndi.
– Me 8 Maj të vitit 2019 avokati Saif Ul Maluk deklaron publikisht se Asia Bibi ka lënë përfundimisht Pakistanin, duke arritur të bashkohet me Familjen e saj në Kanada.
Retin Reka
Loading…