Sipas vendimit të MSh-së, ndalohet hyrje-dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09.11.2020.
Ky vendim u mor pas rritjes enorme të të infektuarve me COVID-19, brenda 24 orëve ka mbërritur në 728 dhe 12 viktima, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që sërish të kthehet karantina në shtatë qytete të Kosovës. Përveç masave të ndërmarra për ruajtjen e shëndetit të popullatës, mbajtja e distancës, larja e duarve sa më shpesh dhe bartja e maskës, që njihen edhe si masa kundër COVID-19, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka marrë vendime të veçanta për këto komuna të Kosovës: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja që në to të vendosen masat si në vijim:
Ndalohet hyrje-dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06.11.2020 deri në orën 05:00 të dt. 09.11.2020, në Komunën e Prishtinës, Fushë-Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç:
1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;
1.2. qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë;
1.3. operatorëve ekonomikë dhe transportit të lirë të mallrave-shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit;
1.4. kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;
Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje-dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19.
Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe do të publikohet në web faqen e MSh-së.
Çdo komunë tjetër që hyn në zonë në të kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë.