in

Karamuço: Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti, ajo ka ditur sekrete shumë të mëdha

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shprehur se dyshon se shkak për vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj në Kosovë, Naim Murseli, ka qenë një sekret shumë i madh që ajo ka ditur.

Komentet Karamuço i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se kjo nuk mund të jetë një vrasje feminicidi, pasi sipas tij, është kryer në gjakftohtësi të plotë dhe e mirëmenduar.

Ai shtoi se Naimi ka dashur që bashkëshortja e tij t’i marrë me vete motivet e vrasjes së saj.

Ky nuk është rast feminicidi mendoj unë. Feminicidin e kemi konsideruar të lidhur me ato që kemi konsideruar marrëdhënie në çift apo intime, që kanë precipituar deri në vrasje. Por ato kanë filluar me dhunë verbale, fizike, psikologjike, heqjen e paligjshme të lirisë dhe deri në flijim.

Ky është një rast specifik dhe vështirësia e Policisë është për të zbardhur deri në fund motivet e vrasjes. Ai ka dashur që motivet viktima t’i marri me vete. Feminicidi bëhet në gjaknxehtësi e sipër, kjo është bërë në gjakftohtësi. Kur kemi paramendim dhe gjakftohtësi, atëherë është diçka më shumë.

Për mua arsyet janë një sekret shumë i madh që ajo femër ka pasur ndaj bashkëshortit të saj. Ai është menduar e reflektuar gjatë, ka planifikuar mënyrat sesi kjo femër të mos i dëmtojë interesat asaj nëse ndahet. Ka pasur versione nga më të ndryshmet. Është një shkak shumë i rëndë”, është shprehur Karamuço. https://euronews.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Osmani e Kristersson flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon

Një gazetar vritet mesatarisht çdo ditë në luftën Izrael-Hamas