in

Kapiteni i Policisë i përfshirë në fajde, dha 20 mijë euro, përfitoi mbi 17 mijë

Zyrtari i policisë së Kosovës K. K., i cili ditë më parë u arrestua nën dyshimet për fajde, do të qëndrojë për 30 ditë në paraburgim. Në paraburgim do të qëndrojë edhe i dyshuari tjetër F. R.

Sipas gjykatës së Ferizajt dy të dyshuarit do të qëndrojnë në paraburgim pasi është e vetmja mënyrë e cila mund ta sigurojë mbarëvajtjen e procedurës penale ndaj tyre.

Gjykata e Ferizajt në arsyetimin e masës së paraburgimit ka shkruar se në rast se ata lihen në liri mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe mund ta përsërisin veprën penale të fajdesë.

Masë më e butë i është shqiptuar të dyshuarit tjetër B. R. Atij i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Zyrtari policor K. K., dyshohet se ka dhënë 20 mijë euro fajde dhe nga to ka përfituar mbi 17 mijë euro.

Sipas Prokurorisë fajdeja me kamatë prej 3 % është dhënë nga zyrtari policor gjatë vitit 2017 dhe në emër të saj i dëmtuari ka pasur për obligim të paguaj prej 600 deri në 800 euro në muaj.

I dyshuari tjetër F. R., dyshohet se i ka dhënë një qytetari 22 mijë euro para me fajde dhe nga to ka përfituar 24,300.00 euro si dhe e ka obliguar të dëmtuarin për pagesën e 22 mijë eurove të marra me fajde.

Përpos 22 mijë eurove F. R., dyshohet edhe se ia ka dhënë një personi tjetër një shumë prej 7 mijë euro me fajde, duke përfituar nga kjo shumë 3,500 euro, si dhe duke e obliguar të dëmtuarin edhe për 7 mijë eurot e marra në fillim.

Ndërsa të dyshuarit tjetër B. R., gjykata ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Dy ditë më parë KALLXO.com raportoi se zyrtari policor K. K. në gradën e kapitenit është kapur në flagrancë me fajde.

Ai ishte arrestuar pasditen e 16 shkurtit nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Sipas informacioneve hetimi në këtë rast kishte filluar rreth një vit më parë, kurse si të dyshuar janë të përfshirë edhe disa qytetarë.

Lini një Përgjigje

Lajçak do të vijë ta takojë Kurtin lidhur me dialogun me Serbinë

Vjosa Osmani priti shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog