in

Kandidati për deputet i LDK-së, Anton Berisha me kovid 19

Deputeti i LDK-së, Anton Berisha për shkak të infektimit me kovit 19 është izoluar në shtëpi. Në pamundësi të bëjë fushatë zgjedhore, ai në një letër në profilin e tij në FB, u drejtohet aktivistëve dhe veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovë, ku i njofton se është i infektuar.

Të dashur aktivistë dhe veprimtarë të LDK-së: Kam rezultuar pozitiv në testin Covid dhe jam izoluar në shtëpi sipas rregulloreve të IKSHP-së.

Si kandidat për deputet, përkundër dëshirës dhe nevojës së prezencës në aktivitete dhe komunikime të përbashkëta, me qellim të ruajtjes së shëndetit tonë, në këtë periudhe mbetemi në opsionin e platformës digjitale. Jam i sigurt, qe këtë hendikep do ta kompensojmë me vullnetin tonë të përbashkët për fitoren e konceptit historik dhe aktual të LDK-së, për Kosovën shtet, shtet i mirëfilltë demokratik, i modelit europerendimor.

#ShtetiShtet

#AntonBerisha73

Lini një Përgjigje

Kush po ua sheh hairin fushatave

Hoti i kënaqur me punimet në stadiumin e Gjakovës