in

Kandidati i Podujevës me shefin e Prishtinës nxitën dhunë, vëllavrasje dhe bishta të sakicës

Nexhmi Rudari, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, ka reaguar pas kacafytjeve në mes të simpatizantëve të LDK-së dhe të Vetëvendosjes.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk i fajëson qytetarët, por kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosja Shpejtim Bulliqi dhe kryetarin e partisë së tij Albin Kurti të cilët, sipas tij, kanë nxitur dhe promovuar dhunë dhe vëllavrasje.

“Nuk i fajësoj qytetarët, të cilët sot reaguan në atë mënyrë duke provokuar incident dhe duke penguar aktivitetin tonë. Fajin e ka kandidati dhe shefi i tij nga Prishtina, të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve nxitën e promovuan dhunë, vëllavrasje dhe bishta të sakicës. Të tillët përherë dhunën e kishin mjetin e vetëm të veprimit politik, prandaj Llapi ndaj tyre është dhe do të mbetet refuzues”, ka shkruar ai.

Lini një Përgjigje

Kush e keqpërdori ueb-faqen e Kuvendit në Facebook për aktivitetin partiak të PDK-së

U vra shkencëtari i famshëm bërthamor Mohsen Fakhrizadeh