in

Kancelarja Merkel: Na pret dimër i ashpër

 

Gjermania konfirmoi 22,461 raste të reja të koronavirusit të shtunën, ndëresa 178 njerëz vdiqën.

 Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi të Shtunën se pritej dimër i ashpër. “Dimri i ardhshëm do të jetë sfidues për të gjithë”, tha Merkel në paraqitjen javore.

“Virusi do të vazhdojë të dominojë jetën tonë për ca disa kohë”, tha Merkel, duke shtuar se kjo do të thotë se njerëzit nuk do të jenë në gjendje ta shohin njëri-tjetrin si më parë. Komentet e saj pasuan përpara një takimi të planifikuar të hënën në të cilin zyrtarët federalë do të vlerësojnë efektivitetin e mbylljes së pjesshme të Gjermanisë. 

Kryeministri bavarez Markus Soeder tha se ai nuk do të dorëzohej ndaj masave të paktën deri në fund të muajit dhe nuk përjashtoi mundësinë e masave më të rrepta në dhjetor. “Nëse do të duhet të zgjatet (mbyllja) – e mundshme, do ta shohim. Nëse duhet të bëhet më shumë, ne do të vendosim për të gjitha ato”, tha Soeder. 

Ndërkohë, disa demonstrata kundër masave u mbajtën në të gjithë vendin të Shtunën, duke përfshirë në Karlsruhe, Regensburg dhe qendrën financiare të Frankfurtit. Gjermania konfirmoi 22,461 raste të reja të koronavirusit të Shtunën dhe 178 njerëz vdiqën, njoftoi qendra shtetërore për kontrollin e sëmundjeve. Gjithsej 773,556 njerëz u konfirmuan që kishin infeksion koronavirus në atë vend dhe 12,378 vdiqën.

Lini një Përgjigje

Cakaj: Nuk ka pasur luftë fetare në Kosovë

Williamson: Specialen e kërkoi Rusia, nëse s’e themelonte Kosova, bëhej nga OKB