in

‘Kalorëse e Urdhërit të Palmës Akademike’, Fitore Sadikut

Shkolla Ndëkombëtare Franceze sonte ishte mbushur me përplot njerëz, krahas përurimit të ambientve të reja, aty u shënua dorëzimi i titullit ‘Kalorëse e Urdhërit të Palmës Akademike’, Fitore Sadikut, nga Komogllava e Ferizajt, vajzës që lidhja me Francën i daton qysh prej kohës kur kishte shkuar si refugjate, shkruan KultPlus.

Pjesmarrëse në këtë përurim dhe dorëzim të këtij titulli ishte Ambasadorja e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel, e cila përpos prerjes së shirit të përurimit, i dorëzoi edhe titullin Fitore Sadikut.

Në fjalën e saj hyrëse ambasadorja franceze, Marie-Christine Butel tha se titulli ‘Kalorëse e Urdhërit të Palmës Akademike’, po i dorëzohet një zonje që ka punuar shumë për shkollën, por njëkohësisht edhe për gjuhën frënge, por edhe si një shtytje për të vazhduar më tutje angazhimin e saj në të mirën e përbashkët.

“Është shumë kënaqësi e madhe për një ambasadore që të dekoroj një personalitet i cili është përkushtuar në shërbim të vendit të saj, por edhe Francës. Nëse secili nga ne kemi punuar që aspiratat të cilat i kemi pasur t’i arrijmë, dikush nga ne ka punuar edhe më shumë. Kjo ka të bëjë me një zonjë, me një grua e cila është shumë e fortë, kokëfortë po ashtu në lidhje me punën që ka pasur të bëjë rreth projektit për të cilin jemi mbledhur. Sot, ajo që është shkolla Franceze Ndërkombëtare e Prishtinës dhe shpresojmë që do të jetë e tillë apo më mirë në të ardhmen, ja kemi borxh një zonje. Përtej kësaj ajo ka punuar edhe në të mirë të gjuhës frenge. Dhe zonja që sot do dekorojmë me titullin ‘Kalorëse e Urdhërit të Palmës Akademike, është Fitore Sadiku”, theksoi kështu ambasadorja franceze kur e përuroi Sadikun.

Fitorja e cila sonte nuk erdhi e vetme, por nën shoqërimin e prindërve dhe të kolegeve, ishte shumë e emocionuar. Lotët e gëzimit ishin ata që e shoqëruan këtë dekorim, jo vetëm Fitoren por dhe prindërit e saj, që lufta e fundit në Kosovë i kishte detyruar të migrojnë në Francë.

“Kontakti im i parë me francez ka qenë kur babin tim, nga ajo që mbaj në mend në ’97-ën e kanë arrestuar si gazetar. Aty babai ka pësuar arr est kar diak ku dhe pikërisht për këtë edhe e kanë ndihmuar. Mandej gjatë lu ftës kemi shku në Francë, dhe aty kam mësuar gjuhën frënge ku dhe kam të gjithë shoqërinë. Pas përfundimit të studimeve kam punuar në Ferizaj dhe në ‘Aleancën Franceze’ dhe ka katër vite që jam këtu”, rrëfen kështu Fitorja për KultPlus.

Lini një Përgjigje

Moti sot

Mbështesim njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë