Sot, në orën 15:00, do të bëhet paraqitja e parë e ish-kreut të PDK-së, dhe ish kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Kjo paraqitje e parë e Kadri Veselit do të mbahet në seancë publike, sikurse edhe ato parapraket ndaj Ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, që u mbajtën dje
“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën për media.
Ndërkaq nga grupi që u arrestua dhe u dërgua në Hagë para pak ditësh, gjendet edhe Rexhep Selimi, shef i grupit parlamentar të LVV-së.