in

Kadare: Është bërë Gjirokastra si Parisi

Padyshim njëri ndër shkrimtarët më të vlerësuar ndonjëherë në gjithë shqiptarinë, Ismail Kadare, ka vizituar së fundmi qytetin edhe ku ka lindur, Gjirokastrën, shkruan KultPlus.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, i shoqëroi familjen e Kadares, ku u shëtitin në gjithë qytetin për të parë se sa i bukur ishte aty, sidomos me zbukurimet e fundvitit.

“Kënaqësia e patregueshme e shëtitjes mbrëmësore me shkrimtarët: Helena dhe Ismail Kadare. Bashkë me Flamur Golemin në sokakët e qytetit të gurtë me shkrimtarin që i kushtoi “Kronikën” më të bukur letrare Gjirokastrës së tij, Gjirokastrës time, Gjirokastrës sonë. Sa më pëlqen kur thotë: “Është bërë Gjirokastra si Paris” se rëndësi ka si i ndjen gjërat”, thekson Kumbaro.

Gjirokastra vitet e fundit ka pësuar një transformim rrënjësor. E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

Ismail Kadare, shkrimtar i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm, lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që e bëri të njohur në gjithë botën, në “Daullet e shiut”, veprat e tij më të zhytura në natën e legjendës ballkanike janë “Kush e solli Doruntinën” apo “Ura me tri harqe” apo ato me frymëzime të së tashmes si “Tri këngë zie për Kosovën”.

Në vitin 1996, Kadare u pranua anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar Çmimin “Jeruzalemi” për vitin 2015. Ai u konsiderua me këtë rast shkrimtari që i dha shprehje lirisë njerëzore në librat e tij.

Në 13 maj 2016, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi shkrimtarit të shquar “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Lini një Përgjigje

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

SHQETËSIM NË NEW YORK NGA VARIANTI MË I RI OMICRON