Joe Biden, është pyetur nga gazetarët, se çfarë mesazhi po dërgon Trumpi duke mos pranuar se e ka humbur garën.”Unë sinqerisht mendoj se është thjesht një marrëzi e tij”, thotë Biden. “Si mund ta them këtë me takt?” ai ndalet, duke shtuar: “Unë mendoj se kjo nuk e ndihmon të ketë një imazh të mirë të trashëgimisë presidenciale të tij.”
“Unë e di nga diskutimet e mia me udhëheqësit e huaj deri më tani se ata shpresojnë që institucionet demokratike të Shteteve të Bashkuara të shihen edhe një herë si të forta,” vazhdon ai. “Mendoj se në fund të ditës gjithçka do të realizohet në 20 Janar”, thotë ai, duke shtuar se senatorët republikanë së shpejti do të njohin fitoren e tij. /BBC