I Ngarkuari me Punë, Z. Mitsunori OGASAËARA vizitoi Prizrenin dhe dorëzoi 15 kamionë kompaktorë për mbledhjen e mbeturinave (në vlerën prej rreth 1,1 milion €). Kamionët u prodhuan dhe u dërguan nga Japonia, në 4 komuna (4 kamionë në Malishevë, 4 në Rahovec, 4 në Suharekë dhe 3 në Dragash).
Ky është kontigjenti i parë i Granteve të Ndihmës Japoneze për Programin e Zhvillimit Ekonomik dhe Social në Republikën e Kosovës. Vlera totale e donacionit është mbi 2 milion €.
Qëllimi i projektit është të forcojë kapacitetet për mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave në autoritetet lokale të 4 komunave, dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve në rajonin e Prizrenit.
Ky është vazhdim i Projektit të suksesshëm për Rritjen e Kapacitetit për Menaxhimin e Mbeturinave drejt Shoqërisë së Ciklit Material në Prizren i implementuar nga JICA. Në vitin 2012, Japonia siguroi ndihmë prej rreth 5 milion € për përmirësimin dhe menaxhimin e mbetjeve të ngurta në Prishtinë dhe Prizren me 43 kamionë kompaktorë.
Japonia është e përkushtuar të punojë së bashku me popullin e Kosovës në mënyrë që të bëjë përmirësimin e mjedisit, thuhet në komunikatën e Ambasadës japoneze.