in

Janë ekzekutuar sot pagesat shtesë për stafin shëndetësor

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor. Për mjekët shtesa është 250 euro, për infermierët-150 euro, për stafin mbështetës-100 euro..

Postimi i plotë i Kryeministrit:

“Jam shumë i lumtur që po ju dalim krah heronjve tanë, atyre që po sakrifikojnë që nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë. Sot, janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor, për heronjtë tanë!Për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor”, ka shkruar Kryeministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Merkel: Për Shqipërinë s’ka çelje negociatash sivjet

Kosova t’i përshpejtojë urgjentisht proceset e reformave