James Rubin, ish- zëdhënësi i Madelein Albright gjatë luftës së Kosovës, në ligjëratën e tij në Prishtinë, në vjeshtën e 2013, fiks para dhjetë viteve, paralajmëroi shqiptarët se – “SHBA do të zhgënjehej shumë nëse beteja për lirinë në Kosovë përfundon në një tendencë të marrjes së pushtetit nga grupe fetare ekstremiste të identifikuara me Vehabizmin”:
– “Njëra nga gjërat më të tmerrshme është përhapja e vehabizmit si rezultat i financimit të xhamive dhe shkollave fetare nga predikuesit ekstremistë. Por, më e keqja do të ndodhte po të mos intervenonte Perëndimi, kurse në Kosovë dhe Bosnjë kemi intervenuar në kohën e duhur duke parandaluar këta njerëz të involvohen sikur në rastin e Sirisë dhe Irakut pas rënies së Sadamit”.
* Vehabistët nuk janë në pushtet, por pyetën për çdo gjë nga të gjitha nivelet e organizimit në Kosovë.