in

Jakupi: Kosova ka hyrë në fazën e tretë të COVID-19

Xhevat Jakupi, drejtor i Bordit Menaxhues të SHSKUK-së, në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus tregon se Kosova ka hyrë në valën e tretë të pandemisë.

“Trendi është më i lartë se vala e parë dhe e dytë që pati shpërthyer në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, më herët në Kosovë ka qenë të shtrirë në spitale nga 500 deri në 600 persona, konstant.

“Tash trendi është në rritje dhe brenda disa javësh do të kemi ngarkesë në spitale. Kjo do t’i vë në pah të gjitha problemet në shëndetësi këto 20-30 vitet e fundit”, ka thënë Jakupi. /RTKLive/

Lini një Përgjigje

I riu shqiptar në SHBA zgjidhet mes 20 studentëve më të mirë në Ekipin “All-USA”

Holandezi Van Dijk: Kosova nuk duhet të shkojë në Spanjë me ato kushte