in

Italia gjobit kompaninë Apple rreth pretendimeve "mashtruese" për telefonat e saj

 

Italia e ka gjobitur kompaninë amerikane, Apple me 10 milionëeuro për pretendime mashtruese rreth rezistencës së telefonave iPhone në ujë.

Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës, AGCM, ka gjetur sepretendimet e kompanisë Apple nuk kanë qenë të sakta për kushtet e botës reale.

Pretendimet për rezistencë në ujë është thënë se kanë qenë tëvlefshme vetëm për ujë të pastër në kushte laboratorike.

AGCM po ashtu ka thënë se fakti që Apple nuk mbulon dëmtimet eshkaktuara nga uji, pavarësisht pretendimeve për rezistencë ndaj ujit, përbëjnëpraktikë “agresive”.

Në reklamën lidhur me këtë çështje, është premtuar se telefonatiPhone janë rezistues ndaj ujit në thellësi deri në katër metra.

Ky pretendim është bërë me një mori telefonash përgjatë viteve,duke nisur nga iPhone 8 e deri te iPhone 11.

Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës, AGCM ka thënë se reklamat -që kanë shfaqur këta telefona në kontakt me ujin, kanë qenë mashtruese.

Kompania Apple ka këshilluar gjithmonë kundër notit apo larjesme iPhone, si dhe ka njoftuar se dëmet e shkaktuara nga lëngjet nuk mbulohen.

Kjokompani nuk ka reaguar deri më tani për këtë çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Opozita maqedonase kundër marrëveshjes me Bullgarinë, të martën bllokon Shkupin

Biden do të nominojë Janet Yellen Sekretare të Thesarit