in

Ismet bej Kryeziu nga Gjakova, figurë e shquar kombëtare

Në fillim të vitit 1922,koloneli malazez Radoviq, pa asnjë shkak vuri nën top e mitroloz një katund shqiptar që është afër Prishtinës, dhe mbrenda 7-8 orëve të një nate, pa mëshirë, i dhe fund jetës së 525 frymëve shqiptare, burra, gra e fëmijë të vegjël, vepër e cila në historinë njerëzore të botës së qytetëruar formon një njollë të zezë.

Shkruar nga avokati Zanfir Kryeziu

Ismet bej Kryeziu lindi në Gjakovë me 1889 në një familje me tradita atëdhetare. Kryeziu ka studiuar në Stamboll. Pas luftës së I Botërore, është zgjedhur ansambleist i Parlamentit të Serbisë në Beograd.

Pas atentatit ndaj tij dhe konfiskimit të tërë pasurisë nga Qeveria Jugosllave me 1926, ka qenë i detyruar të emigrojë në Shqipëri.Kryeziu ka qenë pro zogist dhe ka qenë njëri nga njerëzit më të besueshëm të tij i cili ka patur ndikim në Zogun. Kryeziu ka themeluar në Gjakovë Degën e Komitetit për Mbrojtjën e Kosovës me seli në Shkodër, që ka promovuar iridentizmin për luftimin e regjimit serbë në favor të Shqipërisë Etnike.

 Gjatë kohës së regjimit të Zogut ai ka shërbye në Prefekturat e Beratit, Vlorës,Durrësit dhe Korçës. Me 1936 si përfaqësues i Prefekturës së Kosovës ai është përzgjedhur në parlamentin shqiptar. Pas invazionit Italian, Kryeziu ka marë qëndrim të rreptë kundër invadimit. Ai ka bashkëpunuar me Bedri Pejanin dhe Xhafer Deven, liderë të Lidhjës

së Dytë të Prizrenit me qëllim të bashkimit të trojeve shqiptare në një shtetë të vetëm, i referuar nga armiqët si “Shqipëria e Madhe”. Ai është zgjedhur Ministër i Tokave të

Çliruara në qeverinë jetëshkurtër të Eqrem bej Libohovës nga 18.01.1943 deri me dt. 11.02.1943. Sërish në Tetor të vitir 1943 ai zgjedhet anëtar i parlamentit Shqiptarë.

Kryeziu, pas fitorës së komunizmit në Shqipëri arrestohet në Nëntor të vitit 1944. Ndërkaq në Prill të vitit 1945 dënohet nga Gjykata Speciale me 30 vjetë burgim sikur shumë figura të ndritura politike së kohës me epitetin ”Tradhëtar i Kombit dhe Armik i Popullit” për përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkimin e trojeve shqiptare në një Shqipëri Demokratike pro-perendimore.Ai vdiq në burg me 1952.  

Marë nga gazeta “KOSOVA” nr.32 dt.11.06.1933 e botuar në Konstancë të Rumanisë në autorësi të z. P. KTONA”:

 

FYTYRA KOSOVARE

Ismet beg Kryeziu-Nip i Ali Pashë Gucisë

Korça,krahina më dificile dhe prestigjioze e Shqipërisë,ka dy vjetë që ka gjetur guverna- torin e saj ideal në personin e kosovarit patriot z.Ismet bej Kryeziu.Posë z.Nik Zoit dikur, asnjë tjetër prefekt nuk mundi të gëzojë në Korçë simpatinë që po gëzon Ismet Kryeziu. Me një paanëshmëri karakteristike dhe drejtësi shëmbullore,duke qëndruar larg intrigave dhe influencave, zotnija e tij po e drejton atë qark të qytetëruar, pa grusht pa fshikull, duke siguruar qetësi dhe mbarëvajtje me një fjalë të mirë, me një këshillë të urtë. Andaj, pra meriton për ta njohur më mirë këtë filiz të vlefshëm të Kosovës së robëruar, që nderon emërin e kosovarit në më të përparuarin qark të shqipërisë së lirë.

 

NË KOHË TË DJALËRISË

Mbas shpalljes të hyrjetit, me një moshë shumë të vogël,Ismet Kryeziu ka ndij nevojën e shërbimit për lirin kombëtare. Në një kohë kur Hasan Prishtina dhe Dervish Hima me shokët e tyne të asaj kohe në Parlamentin Otoman,dhe me mjetet e tyne të tjera,kërkonin lirin e gjuhës s’onë kombëtare me germa latine,Ismet Kryeziu ka qenë i pari që ka përkr- ahur këtë ide, duke propagandue kundra germave turke, të cilat i mbronin disa shqiptarë të shitur ndaj qeverisë turke duke propozue për me u marë këto germa në shkrim të gjuhës kombëtare. Zotnija e tij për këtë qëllim ka shpërnda libra dhe fletore me ndihmën e të nderuarit vet- eran Hafiz Shyqri Buza dhe Ismajl H.Tahirit, që ky i fundit është ende gjallë dhe jeton sot në Shqipëri.

NË KRYENGRITJEN E KOSOVËS

Në revolucionin e madhë të Kosovës,Ismet Kryeziu,tash Prefekt i Korçës, ishte Kryetar Bashkije në Gjakovë, dhe mbasë shumë luftimeve që u bënë atëherë ndërmjet forcave turke që përbëheshin prej dy grupeve ushtarësh të armatosur dhe të pajisur mirë për të gjitha nevojat, dhe forcave shqiptare të kryesume dhe të komanduara prej parisë së fiseve të Kosovës, Ismet Kryeziu, duke mos marrë parasysh rrezikun për jetën së tij, luajti rolin më të madhë, duke propaganduar një armë-pushim te oficerët turq të cilët pastaj u deklaru- an grupeve të tyre armpushimin e arritur me kryengritësit shqiptarë dhe mbas marrëvesh-jes, që u bë me ndërmjetësin e z. kryeziut në Bokat e katundit Devë që ndodhet afër Gjakovës, forcat shqiptare patën suksesin më të madh, duke mos u kushtue lëvizja as një pikë gjaku, por kanë shkue e kanë çlirue Shkupin.

 

NË LUFTËN BALLKANIKE

Në kohën e luftës ballkanike kur forcat serbo-malazeze okupuan Kosovën Ismet Kryeziu ka qëndrue gjithnjë në Gjakovë dhe në vitin 1913 e ftoj Mbreti i Malit-Zi, Kral Nikolla në Cetinë, tue i propozue t’a mbante atje afër vedit me grad Major dhe në shërbim si agjuta- nt i tij. Zotnia e tij këtë propozim të Kral Nikollës nuk e pranoj, por u kthye në Gjakovë ku qëndroj deri në shpalljen e luftës I botënore. Gjatë kohës që vazhdoj lufta botënore,zotnia e tij, një kohë të shkurtë ka shërbye si Kry- etar Bashkije në Gjakovë dhe pakë kohë si Kryetar i Gjyqit Bashkiak, si mbas sistemit të Qeverisë Austriake.

Mbas luftës I botënore dhe mbas zaptimit për herë të dytë të Kosovës Ismet Kryeziu ka bërë shërbime ma me rëndësi:Kur u kthye Serbia për së dyti që okupoi Kosovën,Kryeziu qëndroi në Gjakovë,dhe nuk vonoi të filloj aktivitetin e tij me gjithë që bajoneta dhe litari serb loznin pa mëshirë mbi shqiptarët e shkretë kosovarë. Formoi Degën e Komitetit Kosovarë në Gjakovë,me ndihmën e të nderuarit patriot Halim Deralla e shokë të tjerë,ku vepronte sipas instruksioneve dhe detyrave të ngarkuara prej qendrës që ishte formue në Shkodër nën kryesin e veteranit Hoxhë Kadri Prishtina.Guxim ky i rezikshëm për jetën e tij në ato kohë fortë të kritikëshme.

SI DEPUTET I GJAKOVËS

Në vitin 1919,kur filluan të forcohen partitë politike për të marr pjesë në zgjedhje parla- mentare,Ismet Kryeziu,me qëllim që të mos luftohet prej Qeverisë Jugosllave në zgjedh- jet e Asambles konstituante, mori pjesë në Partin Demokrate, dhe si i tillë në vitin 1920 vuri kandidaturën për deputet dhe mbasi zgjedhjet në fjalë u bënë pa ndërhyrjen e qeve- risë Ismet Kryeziu me një shumicë absolute votash u zgjodh deputet i Gjakovës.

Zotnia e tij,duke ndjerë mirë misionin që i kishte ngarkuar populli shqiptar i asaj krahine të robnueme, nuk dëshironte të jetë i lidhur me njerën ose me tjetrën parti, por qëndroj i rezervuar, dhe në atë mënyrë filloj propagandën ndaj shokëve të tij shqiptarë që ndodhe- shin në partin Demokrate si dhe ndaj atyre që ndodheshin në partin Radikale,me vullne- tin e të cilëve pati sukses që zotnia e tij në krye të 12 deputetëve të Kosovës,u ndanë nga partit e ndryshme dhe formuan grupë të veçantë parlamentar ku nxuan vend deputetët Shqiptarë si ç’do grup tjetër i partive politike.  Qëllimi i formimit të këtij grupi,ishte vetëm për përkrahje të interesave t’ona dhe për luftim në parlament kundra veprave barbare dhe padrejtësive serbe që ishin bërë dhe që akoma bëheshin në kurisë të shqiptarve kosovarë të robnuem dhe për me kërkue në parlament sigurimin e disa të drejtave kombëtare të cilat ishin shkelur qysh në atë kohë. 

Ismet Kryeziu, si kryetar i këtij grupi parlamentar, me insistim kërkojë nga Parlamenti Serbë, që në shkollat fillore dhe të mesme në viset e Kosovës, të hapen shkollat shqipe dhe me mësues shqiptarë. Me këtë rast z.Kryeziu mbajti një fjalim shumë të rëndësishëm ku numëroj barbarizmat që ishin duke u bërë prej organeve serbe kundra shqiptarëve,duke tregue me shembuj konkretë dhe me fakte dhe duke kërkuar zyrtarisht njohjen dhe mësi min e gjuhës shqipe të populatës shqiptare në shkollat e atyre viseve. Ky fjalim i Ismet Kryeziut bëri në parlament një bujë shumë të madhe,jo vetëm ndërmjet deputetëve serb, por edhe antarëve tjerë të kabinetit të koalicionit qeveritar të athershëm, të cilët me fjalë kërcënuese dhe frikësuese që i përkitshin jetës së tij reaguan ndaj fjalimit.               

Është për t’u shënue se me rastin e mbajtjes të këtij fjalimi me rëndësi,Ismet Kryeziu,si shtullë e patundurë kishte vue në krye qeleshe me ngjyrë kuqezi e cila qeleshe shkaktonte nervozitetin ma të rept të partisë radikale,sidomos të Ministrit të punëve Botore Jankoviq i cili kundërshtoj me ashpërsi kërkesat e z.Kryeziut.                                  Këtyre kundërshtimeve z.Kryeziu,i’u përgjegjë kështu:Me ashpërsinë dhe zemrimin që po tregoni kundra një qeleshe që mban shënjën e kombit dhe nderit t’im, nuk bëni gjë tjetër përveç se vërtetoni qëllimet dhe barbarizmat anti-njerëzore që ushqeni kundër shqiptarëve të Kosovës, kundrejt të cilëve nuk u ka mjaftuar e kaluemja e deritashme,

por po kërkoni edhe më tej t’i mbani nën robëri. Mbas këtij fjalimi,z.Ismet Kryeziu, ka marë shumë letra anonime,me të cilat i kërcënohe- shin me vrasje e mbytje por zotnisë së tij asnjë efekt nuk i bënin, ai vazhdonte në misionin e tij kombëtar,t’ue shtue fjalimet në parlament dhe duke botue në shtypin e ditës veçanëri- sht në gazetën.                                                                                                       

  

NJË NGJARJE E TMERRSHME NË PRISHTINË 

Në fillim të vitit 1922,koloneli malazez Radoviq, pa asnjë shkak vuri nën top e mitroloz një katund shqiptar që është afër Prishtinës,dhe mbrenda 7-8 orëve të një nate,pa mëshirë, i dhe fund jetës së 525 frymëve shqiptar, burra, gra e fëmijë të vegjël, vepër e cila në historinë njerëzore të botës së qytetëruar formon një njollë të zezë.

Për këtë ngjarje z.Ismet Kryeziu,si përfaqësues i atij populli, i paraqiti Ministrit të Punëve të Mbrendshme Jugosllave një interpelancë, me anë të së cilës mbasi theksonte ngjarjen e hidhur të fatit të atij katundi,kërkoj të mereshin masa kundra guximtarëve të këtyre vepra- ve makabre (poqëse vetë Qeveria nuk kishte urdhëruar) dhe Ministri i Punëve të Mbrend- shme,z.Drashkoviq, me një anë i çfaqi zotit Kryeziu se ishte hidhëruar për këtë ngjarje, (por jo me atë rëndësi që ishte pasqyruar në interpelancë) dhe në anën tjetër,si provokues i ngjarjes, u mundua të akuzojë fshatarët që u bënë viktima të shovenizmit serb, duke jus- tifikuar ato akuza me disa argumente të pathemelta. Në këtë rast z.Ismet Kryeziu i’u për- gjigj Ministrit në një mënyrë serioze,ashtu që,kur shpjegoj veprën makabre të organeve serbe mbi bombardimin me top e mitroloz të atij katundi, e që shkaktoj vdekjen e 522 frymëve,tërhoqi vërejtjen e shumë deputetve të partive kundërshtare, të cilët edhe ata bënë protestat e tyre.Mbas këtyre z.Kryeziu,kërkoj të bëhet për ngjarjen e atij katundi një hetim me anë të anketit parlamentar duke shkue e hetue çështjen në vend,por përkundër përkrahjes nga partit tjera,Qeverija Jugosllave e mbështetur në shumicën e Dhomës, refuzoj propozimin dhe pranoj të dërgohen në vend dy Ministra z. Drashkoviq, Ministër i Punëve të Mbrendshme, i partisë Demokratike dhe z.Jankoviq,Ministër i Botorës, i partisë Radikale

SHKOLLA TURKE APO SHQIPE

Katër ditë mbas këtij vendimi Ministrat në fjalë së bashku me z.Ismet Kryeziun u nisën për në Prishtinë ku do të bëhej hetimi.Kur arriti ferovija në qytetin e Kaçanikut,Qeverija Jugosllave kishte detyrue me forcë e frikë që në stacion të tuboheshin shumë shqiptarë me Nënprefektin e Kryetarin e Bashkisë në ballë,kinse për ti nderue Ministrat,por qëllimi i vërtet  i kësaj shtytjeje,ishte,vetëm për të tregue se popullata e këtyre viseve kërkonin të mësonin në shkollat e tyre gjuhën turke,për ti demantuar kërkesat që bëheshin në parlam- ent prej grupit parlamentar shqiptar për hapjen e shkollave shqipe.

Ferovia ndali në këtë stasion dhe Ministrat zbritën nga treni, dhe mbasi u bënë salutimet e zakonëshme sipas planit që kishin kurdisur,Ministri i Punëve të Mbrendëshme pyeti një plak shqiptar që ishte në mesin e njerëzve që kishin dalur për ta pritur delegacionin e i cili ishte kryetar i Bashkisë të një fshati duke ju drejtuar: Ç’nevojë kini dhe plaku i shkretë, duke menduar porosit e organeve serbe, i’u përgjegj Ministrit duke i thanë:”Z. Ministër, kërkojmë shkolla që të na mësojnë djemtë turçe”fjalët të cilat plaku shqiptar i ka lexue, një djalosh serb i’a përkthente Ministrit serbisht.Në këtë moment,nuk vonoi Ministri të kthehet nga z.Ismet Kryeziu dhe t’i thotë: ”Z. Deputet, zotnia juaj kërkoni në Parlament shkolla në gjuhën shqipe, kurse shifni, populli që ju përfaqësoni kërkojnë gjuhën turke. Nga këto kuptohet se ju me ato pretenca nuk përfaqësoni opinionin e zgjedhësve t’uaj, por kërkoni vetëm për sa ju përket pjesës s’uaj”. 

Z.Kryeziu i është përgjegj me këtë rast Ministrit, duke i thanë: jo unë, por ky plak flet për pjesën e tij, i cili thotë jo gjuhës shqipe nga frika e Nënprefektit që i ka dhënë këtë porosi, dhe i qëndron në krye të tij. Por me gjithë këtë, vërtetimi i kësaj çështjeje është shumë i thjeshtë: Të pyetët plaku se a e din gjuhën turke dhe ç’farë gjuhe tjetër e dinë përveç shqipës, dhe ç’gjuhë ka folur baba, gjyshi e stërgjyshi i tij.At’herë z.Ministër,del në shesh çështja lakuriq. Ministri para këtyre përgjigjeve, mbeti në një pozitë të keqe,uli kokën dhe hypi në ferovi, e cila u nis për në vendin ku do të hetoheshte një vepër e tmerëshme e vrasjes së 525 frymëve. Pas ca orëve,arritën në Prishtinë të dy Ministrat Jugosllavë dhe z.Ismet Kryeziu,si përfa- qësues i të robnuemve të Kosovës. Në hetimet që bënë veçanërisht Ministrat Jugosllavë, i’u rezultoj gjaja se,fshatarët e gjorë paskan ngritë flamurin shqiptar në katund,dhe kishin dashtë të mos njohin Qeverin Serbe, ashtu që pas këtyre hetimeve qesharake,ata aprovuan veprën e tmerëshme të Radoviqit, duke i konsideruar fajtor fshatarët shqiptar, të cilët nuk kishin asnjë pikë faji, por ranë viktima të shovenizmit serb.

JETA NË REZIK

Koloneli Radoviq,që bëri këtë krimë të madhë në bazë të urdhrave të eprorëve,natyrisht, nuk shkoj shumë kohë dhe u dekorua, duke u transferuar nga Prishtina në Komandën e Garnizonës që kishte qendrën në Gjakovë, cak atje ku ishte vendbanimi i përhershëm i Ismet Kryeziut. Opinioni i atjeshëm këtë transferim të kolonelit në Gjakovë,e konsideronte si një kërcë- nim ndaj Ismet Kryeziut ose t’i nënshtrohet programit të Belgradit e të mos bëjë më deklarata e protesta kundër interesave të asaj qeverie,ose të merej ndonjë masë kundër jetës së tij. Dhe ky qëllim u diktua. Nuk kaluan ca javë mbas vajtjes të kolonelit në Gjakovë shumë miq të z.Kryeziut i rekomanduan që të mos shkonte në Gjakovë,mbase dyshonin se koloneli Radoviq kishte për qëllim vrasjen e tij. Mirëpo, zotnia e tij, nga kjo masë frikësuese që u muar nga qeverija e Belgradit nuk e lëkundën vendosmërinë e tij,ashtu që mejtimet e direksionet që kishte marë i vazhdonte me insistim për fitimin e të drejtave të shkeluna nga qeverija serbe.

Zotit Ismet Kryeziu,përveç kërcënimeve që i bëheshin publikisht në parlament nga ana e deputetëve serbë,shumë herë i kishin dërgue,siç thamë më lartë,edhe letra anonime,duke e paralajmëruar për vrasje,po të mos i bindej programit të Belgradit,por zotnia e tij nuk u frigue, përkundrazi zgjeronte aktivitetin e vet propagandistik për ta fituar luftën patriotike që kishte fillua, në mënyrë si u ka hije shqiptarëve. Të mos harrohet pa u shënue këtu me pakë fjalë edhe rëndësia e fjalimeve që z.Kryeziu u mbajti delegatëve të qyteteve të ndryshme të Kosovës në dy konferenca që u mbajtën në Shkup mbrenda dy viteve, fryma e të cilave nuk ka qenë asgjë tjetër veç se inkurajim,

propagandë politike për popullin shqiptar që të mos i shmangej kurrë idealit kombëtar, por gjithnjë të vazhdonte duke i kërkuar të drejtat e veta, qofshin këto edhe me mundime të mëdha.Në vitin 1923, mbas shpërndarjes të parlamentit u dekretuan zgjedhje të reja, Ismet Kryeziu,për shkak se në zgjedhje u bë publikisht ndërhyrje e qeverisë me anë të organeve dhe agjentëve të saj,nuk mujti me vue kandidaturën për deputet.Ai poashtu në vitin 1925 vuri kandidaturën për deputet në qarkun e Pejës,por nga masat e forta që ndër- mori qeveria serbe, duke përdorur të gjitha mjetet kundër tij, nuk arriti me fitue mandatin për deputet. Masat e marra prej qeverisë serbe për mos fitimin e z.Ismet Kryeziut ishin të rënda,dhe në një mënyrë sistematike, nga të cilat, haptas kuptohej armiqësia që ushqente Belgradi kundër personalitetit të tij, dhe mbas këtij luftimi që ju bë, duke humb ç’do shpresë qënd- rimi në Jugosllavi, mbas kthimit të legalitetit, erdhi në Shqipëri, duke u largue prej atyre viseve shqiptare të robnueme,të cilave me rrezik të jetës u’a  kishte kushtuar aktivitetin e tij politik dhe patriotik, duke lënë përtej të gjithë pasurinë e madhe që kishte.

Nalt Madhëria e tij,Zogu I, Mbret i Shqiptarëve,duke çmuar mirë shërbimet dhe sakrificat që ka bërë z.Ismet Kryeziu për Kosovën e robnueme, urdhëroj marrjen e zotnisë së tij në shërbim të shtetit, më parë si Prefekt në Berat, mandej në Vlorë,Durrës dhe tash ka një vit që është transferue në Korçë,ku me sjelljet e mira,me zotësinë dhe aktivitetin që është duke zhvillue me një drejtësi të shquar, ka fitue simpatin e popullit të gjithë qarkut.

Lini një Përgjigje

Kurti bisedon me Merkelin: Dialogu me Serbinë për njohje reciproke

Sveçla ia anulon tenderin 21 milionësh Agim Veliut