Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare do jetë mysafir nderi në Gala mbrëmjen e Manifestimit “Flaka e Janarit” më 31 janar në Gjilan.
Drejtori i Kulturës në komunën e Gjilanit, Kushtrim Zeqiri bëri të ditur se Kadare do shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Helena Kadare.
Ngjarja do mbahet në rezortin ‘Vali Ranch’.
“Në Gala Mbrëmjen e cila do mbahet më datë 31, nga ora 18:00, e kanë konfirmuar ardhjen Ismail Kadare së bashku me Helena Kadarenë. Eventi mbahet në Vali ranch Resort”- deklaroi Zeqiri.
Edicioni i 33-të i “Flakës së Janarit” po mbahet me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, si: Paneli i Flakës, Ora e madhe letrare, shfaqje filmash, festivali i “Talia e Flakës”, vizita tek familjet e dëshmorëve të kombit, etj.