in

Ishte fundjavë e ngjeshur/ Takimi në Gjermani për promovimin e dy librave, botime të UET PRESS

Fundjava triditore e fundmajit në Gjermani u shënua me aktivitete të ngjeshura letrare e kulturore nga ana jonë, e që ajo më e shënjuara mbetet promovimi i dy librave: “Rugoven, si e kam njohur” dhe “Zogjtë e Qyqes” të shkrimtarit, publicistit, gazetarit dhe intelektualit e atdhetarit Gani Mehmetaj, të Shtunën në Düsseldorf, të Dielën në Frankfurt dhe të Hënën në Mannheim!

Qyteti Mannheim të Hënën e 29 Majit ishte pikëtakimi i shkrimtarëve dhe letrarëve e artdashësve shqiptarë. Kishin ardhur nga largësi dhe anë të ndryshme që të marrin pjesë në promovim, të marrin librat dhe të takohen me shkrimtarin Gani Mehmetaj! Natyrisht që nikoqir (zotshpie) ishte Shoqata “Dardania” në Mannheim, respektivisht, i zoti i shpisë dhe Odës Pleqnare të Junikut, Naser Hoxhaj. Aty edhe ne si LKSHM iu bashkuam Shoqatës “Dardania” me kontributin tonë përmes Sekretarit të LKSHM-së, shkrimtarit Mentor Thaqi dhe Anëtarit të Kryesisë e Kryetar i KL “Martin Camaj”, poetit Bashkim Halilaj!

Takimin promovues e nderuan me pjesëmarrjen e tyre e që folën për librat e z. Mehmetaj, të nderuarët: Prof. Idriz Zeqiraj, publicist, gazetar e pedagog dhe veprimtar atdhetar, Sebastian Nuiqi, Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Botë për Gjermani, Tefik Ramadani, ish i burgosur politik, autor, gazetar e veprimtar me zonjën e tij Hatixhe, Pedagoge, Bedri Hoxha, poet dhe artist, Halit Berisha, veprimtar atdhetar dhe ish i burgosur politik me zonjën e tij Pedagoge, Xhevat Berisha, shkrimtar e veprimtar, Feriz Lukaj, veprimtar, nga Nëndega e LDK-së për Rheinland-Pfalz, Alush Zeqiraj Kryetar dhe Riza Zeqiraj veprimtar, artbërës e artdashës tjerë të nderuar!

Takimi filloi me deklamim vargjesh nën melodi fylli nga shkrimtari Mentor Thaqi, dedikuar Presidentit Rugova, nânës Sofë, traditës, … e që tevona foli edhe rreth librit “Zogjtë e Qyqes”, që pastaj, Naser Hoxhaj, Kryetar i Shoqatës “Dardania” në cilësinë e nikoqirit të hapë Takimin me përshëndetje të të pranishmëve.

Edhe pse shumica kishin ardhur të marrin librat aty e që ende nuk i kishin lexuar, falë dy a tre folësve që i kishin lexuar më heret,u bë një njohje me tematikën, një bashkkuvendim dhe debat me pyetje e përgjegje mes të pranishmëve dhe autorit Mehmetaj, një bashkbisedim i shtruar, i hapur, miqësor dhe pa fije ngurrimi.

Në fund, Kryetari i Shoqatës, Naser Hoxhaj, me mirënjohje të veçantë nderoi Shkrimtarin Gani Mehmetaj duke e shpallur edhe Anëtar Nderi i Shoqatës “Dardania”! Mirënjohje iu nda edhe z. Sebastian Nuiqi për kontribut të çmuar kulturor e atdhetar!

Salla tejet e përshtatshme, organizimi i mirë, pjesëmarrja respektabile, krijuan atmosferë të këndshme letrare e kulturore, çmallje dhe bashkkuvendim të përzemërt, marrje librash me nënshkrim të autorit, çaste të këndshme humori dhe mbresëlënje të ndërsjella deri edhe në dhurata modeste librash.

E bukura e veçantë e këtij promovimi (kohëve të fundit është shtuar shumë pjesëmarrja e gjinisë femërore) ishte pjesëmarrja e gjinisë femërore, sidomos në marrje librash e që po e dëshmon nivelin edhe më të lartë se te meshkujt në respekt ndaj librit dhe lexueshmëri! Fisnikëri e bukur kjo!

Një koktej rasti me bashkkuvendim vllaznor e ngrohu atmosferen, pastaj tejet e këndshme ishte ndeja në kafenenë e afërt me shërbim pijesh dhe ushqimesh në qerasje nga i zoti i shpisë Naser Hoxhaj.

Paj, dora e bujarit, dera e fisnikut, gjithmonë tregojnë bujari e fisnikëri!

Ishte vërtetë një ditë e bukur në Mannheimin e mrekullueshëm buzë Rinit të lashtë!

Kemi nevoja të shpeshta për këso ditësh të bukura!

Mentor Thaqi

VS., 31 Maj 2023

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kurti pas telefonatës nga Shtëpia e Bardhë: Zgjedhje të reja në veri

“Miqtë e fuqishëm, do të keni pasoja”! Për kë e ka Yuri Kim mesazhin e koduar?