in

Irena Papas nuk e mohoi asnjëherë origjinën e saj shqiptare

Është ndarë nga jeta në moshë madhore ish Aktorja e Hollivod Irenë Papas (Leleku)

Irenë Papas ka lindur në 03 Shtaror 1926 në Korinth të Greqisë. Ajo luajti në mbi 70 filma në një karrierë që përfshin më shumë se 50 vjet. Irena fitoi njohje ndërkombëtare përmes filmave të tillë të njohur të vlerësuar me çmime si “The Guns of Navarone” , “Zorba the Greek” dhe mbi të gjitha me filmin Odisea nga ku u bë e njohur edhe për publikun shqiptar të viteve 80′ .

IRENË PAPAS: Nuk e mohoi asnjëherë Origjinën e saj Shqiptare dhe gjithashtu fliste rjedhshëm shqipen gjuhën e saj të mëmës.

Në 1968, teksa xhirohet filmi “Odisea”, Irena Papas (Penelopa) dhe Bekim Fehmiu (Odisea), luajnë rolet kryesore. Në kohë pauze, disa gazetarë i kishin parë sesi të dy, komunikonin në një gjuhë krejtësisht të huaj për ata. Të pushtuar nga kurreshtja, njëri prej tyre i pyet:

– Më falni, por cila është gjuha që po flisni?

Irena Papas (Irini Leleku) prek Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:

– Është gjuha e nënës.

– Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës, kur ju jeni greke dhe Bekim Fehmiu, jugosllav? – gazetari.

– Unë jam shqiptare nga Greqia, kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia, por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role, sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odisea, kanë folur po të njëjtën gjuhë, që e flasim unë dhe Bekimi sot”.

– Por historia thotë se ata ishin grekë, – ia ktheu gazetari i habitur!

– Po mirë pra, edhe ti tani po më konsideron si greke edhe pse origjina ime, nuk është aspak greke, – i ishte përgjigjur Irena. Gazetarit të “Rai Uno” më 1974.

Për Irenë Papas Leleku nuk do të ketë datë vdekje sepse do të kujtohet përherë sidomos nga Shqiptarët që i deshi aq shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Aksident në Francë, ndërrojnë jetë dy shqiptarë

Si i islamizoi kryeveziri turk i etnisë serbe Mehmet Pashë Sokolloviçi arbërorët e Pejës