Gruaja e dënuar me vdekje u var, edhe pse kishte vdekur nga sulmi në zemër. Ligji i Sheriatit për krime lejon dënimin ‘sy për sy’, dmth të drejtën e viktimës ose familjes së viktimës për drejtësi ndëshkuese.
Gruaja iraniane që vdiq nga një sulm në zemër para se të ekzekutohej për vrasje, u var megjithatë, për t’i dhënë nënës së viktimës të drejtën të hiqte karrigen nën këmbët e saj.
Zahra Ismaili u dënua për vrasjen e burrit të saj, një oficer i inteligjencës iraniane, i cili dyshohej se abuzoi me te dhe me vajzën e tyre.
Avokati i saj, Omid Moradi, përshkroi një nënë të dy fëmijëve që priste të ekzekutohej në një radhë pas 16 burrave të dënuar. Dhe përjetoi një sulm në zemër, ndërsa i shikonte ata të vareshin me radhë. Pavarësisht nga fakti se ajo tashmë ishte e vdekur, e ngritën në trekëmbesh dhe i vunë lakun në qafë, në mënyrë që vjehrra e saj të mund ta shtynte një karrige nën këmbët e saj, raporton Daily Mail.
Ligji i Sheriatit për krimet lejon dënimin ‘sy për sy’, dmth të drejtën e viktimës ose familjes së viktimës për drejtësi shpaguese.
Ismaili u var në burgun e egër Rajai Shahr të Mërkurën në qytetin Karaj, rreth 30 kilometra në perëndim të Teheranit.
Republika Islamike është e vetmja që ka në fuqi dënimin me vdekje, por edhe sipas standardeve iraniane, ekzekutimi masiv i 17 personave në të njëjtën ditë është i pazakontë.
Kombet e Bashkuara regjistruan 233 ekzekutime vitin e kaluar, duke përfshirë tre adoleshentë.
Në Iran, dënimi me vdekje me varje merret gjithashtu për krime jo të dhunshme, të tilla si kontrabanda e drogës.