in

Iran: “Dënimi im është me vdekje, mos i trego nënës”,

Irani ekzekutoi dy burra të dënuar për vrasjen e një anëtari të forcës paraushtarake gjatë protestave të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e një gruaje të re, tha gjyqësori.

“Mohammad Mahdi Karami dhe Seyyed Mohammad Hosseini, autorët kryesorë të krimit që çoi në martirizimin e Ruhollah Ajamian, u varën mëngjesin e sotëm”, njoftoi të shtunën agjencia gjyqësore e lajmeve Mizan Online.

Gjykata e shkallës së parë i kishte dënuar dy burrat me vdekje në fillim të dhjetorit dhe të martën gjykata supreme la në fuqi dënimet me vdekje, duke i akuzuar ata për vrasjen e Ajamian më 3 nëntor.

Babai i Mohammad Mehdi Karami ka treguar se djali i tij e ka informuar atë me telefon se ai është dënuar me vdekje nga autoritetet gjyqësore iraniane.

Ai tha: “Babi, dënimi im është me vdekje”. Ai po qante dhe më kërkonte të mos i tregoja nënës së tij”, tha Mashallah Karami për gazetën Etemad me bazë në Teheran në një intervistë teksa përshkroi telefonatën në fillim të këtij muaji.

Mohammad Mehdi Karami thotë se ai u torturua për të bërë një rrëfim para forcave të sigurisë, të cilët po kërkonin ta fajësonin atë dhe 15 protestues të tjerë për vdekjen e një anëtari të forcës paraushtarake Basij gjatë demonstratave mbarëkombëtare.

Ngjarja ndodhi më 3 nëntor në Karaj, kryeqyteti i provincës Alborz, kur njerëzit e zi po bënin homazhe për një protestuese të vrarë, Hadis Najafi, në një varrezë për të shënuar 40 ditë pasi ajo u vra në qytet mes protestave.

Pesë persona deri më tani janë dënuar me vdekje për këtë rast, ndërsa 11 persona të tjerë, përfshirë tre fëmijë, janë dënuar me burgim të gjatë.

Prokurorët thonë se Ruhollah Ajamian, 27 vjeç, u zhvesh lakuriq dhe u vra nga një grup vajtuesish.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë kundërshtuar ashpër dënimet me vdekje kundër protestuesve në Iran pas “gjyqeve të rreme” që u mbajtën gjatë gjashtë ditëve./Liberale.al

Lini një Përgjigje

Prifti shqiptar:”Tani jam gati me shku në Manastirin shqiptar të Deçanit”VIDEO

Vera Bekteshi: Kur isha e internuar në Berat, Sigurimi e thirri Ngjelën dhe e pyeti nëse dëshironte një raport me mua