in

Iraku lëshon flet- arrest për Trampin

Përktheu Valmir Mehmetaj

Një vit pas vrasjes së gjeneralit iranian Soleimanit me një predhë amerikane, u lëshua një urdhër arresti për presidentin në largim Donald Trampin. Akuza që rëndon mbi të është për vrasje me paramendim dhe nëse dënohet jepet dënimi me vdekje.

Soleimani që njihej si njëri ndër njerëzit më të fuqishëm të Revolucionit Islamik në Iran, u tha nga gjyqësori irakian se ishte një udhëheqës i fuqishëm i milicisë irakiene vitin e kaluar.

Urdhri u lëshua nga një gjykatës në gjykatën hetimore të Bagdadit i ngarkuar për të hetuar sulmin me dron të drejtuar nga Uashingtoni ku përveq Qassim Soleimanit u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, tha zyra e medias së gjykatës. Ata u vranë jashtë aeroportit të kryeqytetit janarin e kaluar.

Al-Muhandis ishte nënkryetari i Forcave të Mobilizimit Popullor të sanksionuar nga shteti, një grup ombrellë i përbërë nga një grup milicish, duke përfshirë grupe të mbështetura nga Irani, të formuara për të luftuar grupin e Shtetit Islamik.

Soleimani drejtoi forcën ekspeditive Quds të Trupave të Gardës Revolucionare të Iranit.

Urdhri i arrestimit ishte për një akuzë për vrasje me paramendim, e cila mbart dënimin me vdekje nëse dënohet. Edhe pse urdhëri nuk ka kurrfarë gjasa të kryhet, megjithatë ka peshë simbolike për presidencën në rënie të Trampit.

Vendimi për lëshimin e urdhërit “u mor pasi gjyqtari regjistroi deklaratat e paditësve nga familja e Abu Mahdi al-Muhandis”, sipas një deklarate nga Këshilli Suprem Gjyqësor. Hetimi për vrasjet po vazhdon akoma, tha gjykata.

Vrasjet ndezën një krizë diplomatike dhe acaruan lidhjet SHBA-Irak, duke zemëruar ligjvënësit politikë Shiitë që kaluan një rezolutë jo-detyruese e cila ushtronte presion mbi qeverinë që t’i dëbonte trupat e huaja nga vendi.

Grupet e mbështetura nga Irani që nga ajo kohë kanë shtuar sulmet kundër pranisë amerikane në Irak, duke detyruar Uashingtonin që të kërcënonte se do të mbyllte misionin e saj diplomatik në Bagdad. WTTG

Lini një Përgjigje

Pelosi kërkon që Trump të mos ketë qasje në kodet bërthamore

Vjosa Osmani javën e ardhshme shkon në Bruksel