in

Intervistë me zotin Rama, pas aferës së McGonigal

Sherif Ramabaja

Mars Rover: Zoti Rama, ju një kohë të gjatë jeni në shënjestër të sulmeve sidomos nga opozita për korrupsionin që mbretëron në Shqipëri, po sidomos këto sulme u shtuan pas akuzave dhe burgosjes së personit të FBI zotit McGonigal, i cili akuzohet për pastrim parash dhe takimet që ju keni pasur me te.

Rama: Drejtësia amerikane do të sqaroi çdo gjë. Këto janë muhabete të kuluareve rrugore. Unë me te jam takuar për çështje të rëndësishme siç është çështja kombëtare, Kosova dhe gjëra të çmuara që lidhen me kombin. Unë nuk mund t´i zbuloi sekretet shtetërore. Si gjithherë jam transparent dhe i hapur për institucionet e vendit dhe popullin shqiptar.

Mars Rover : Zoti Rama, gjërat janë më se të qarta. Zoti McGonigal ishte një ish udhëheqës i lartë i FBI, prandaj ju si kryeministër i vendit, mendojmë se nëse takoheni atëherë në konsiderim duhet të vinin personat zyrtarë e jo privat, pa marr parasysh funksionin e tyre në të kaluarën.

Rama : Ne me SHBA kemi marrëdhënie bilaterale të shkëlqyeshme, po ne nuk i harrojmë njerëzit me funksione të larta në hierarkinë amerikane, prandaj edhe takimet e tilla, kanë rëndësinë e tyre.

Mars Rover : Zoti kryeministër, po shihet rëndësia e këtyre takimeve. Zoti McGonigal po akuzohet që e ka ndihmuar oligarkun rus që t´u ikë sanksioneve, pastaj ka marr para edhe nga shqiptarët të cilët tashmë janë bërë publik. Tash po bëhet e ditur se ai dhe oligarku rus, kanë zhvilluar biznese në Shqipëri.

Zoti Rama : Çëshja e bizneseve në shtetet demokratike është e garantuar për secilin. Çdonjëri ka të drejtë për aktivitete të tilla. Ne jemi shtet i hapur, prandaj nuk mund të izolohemi si Korea Veriore, Irani apo diktaturat e tjera.

Mars Rover : Zoti kryeministër, opozita po ju akuzon se tash po del sheshit që ju, për pos që jeni të lidhur me Vuçiqin jeni po ashtu të lidhur edhe me Rusinë.

Zoti Rama: Cila opozitë? Ku është opozita? Nëse mendoni në kufomën e gjallë dhe Metën e SHIKUT, për ta nuk dua të flas. Ata janë jashtë kohe dhe me ta nuk merret sot askush. Me Vuçiqin unë jam lidhur vetëm për t´i përmirësuar marrëdhëniet shqiptaro – serbe. Ne me shekuj jemi në armiqësi me popullin serb dhe është koha për një fillim të ri. Unë popullit serb ia kam shtrirë dorën në emër edhe të Kosovës, sepse këtë duhet ta bëjë dikush. Kosovarët dhe udhëheqësit e tyre, janë ende të armiqësuar me serbët dhe urrejtja nga të dyja palët është ende e lartë. Ne jemi fqinjë dhe duhet të mendojmë për të ardhmen tonë. Urrejtja duhet tejkaluar. Unë e di se kosovarët për hapat e mi më urrejnë, për atë nuk përzihem dhe nuk flas për marrëveshje eventuale. Për këtë duhet të vendosin vetë ata. Me Thaçin kishim bashkëpunim vëllazëror, po kjo i takon së kaluarës.

Mars Rover: Zoti Rama, nuk janë vetëm ata dy që e drejtojnë gishtin drejt  jush, po edhe të tjerë opozitarë. Ata e cekin korrupsionin më të lartin në Evropë, inceneratorët, drogën, vrasjet e bandave, ikjen dhe shpopullimin, pa perspektivën, varfërinë, mediat e uzurpuara, institucionet e kapura, varfërinë, vjedhjen e votës, pastrimin e parave, investimin e parave të pista, përçarjen që mbillni etj.

 Rama: Opozita për të cilën po flisni ju dhe e cila po e drejton gishtin drejt meje do e marrin përgjigjen me 14 maj. Të gjitha të tjerat janë kotësira. Për korrupsionin për të cilin po flisni ju, u kisha pyetur unë juve se a e dëgjuat fjalimin tim në Këshillin e Evropës? Unë haptas iu thash se kriteret që po i kërkoni nga ne, gjysma e juve po të kërkoheshin sot ndaj jush, nuk do i kishit plotësuar. Pastaj korrupsioni më i lartë u zbulua brenda vetë EU, ku zonjës Kali iu zbuluan thasët me para në banesën e saj. Unë nuk e mohoj korrupsionin edhe në Shqipëri, po ne e luftojmë atë. Për këtë e kemi formuar edhe SPAK – un, që askush të mos jetë mbi ligjin.

Mars Rover: Zoti Rama gjithnjë ka pasur kërkesa që ju si përgjegjës për gjendjen në vend, të ofroni dorëheqje. Tash po merret si shembull se kryeministrja e Zelandës së Re, zonja Jacinda Ardern u dorëhoq, duke u arsyetuar se i mungon tutje forca dhe energjia. Kjo është një shembull edhe për të tjerët, se si duhet vepruar për të mirën e atdheut. Juve ua numërojnë me dhjetëra raste të dështimeve, kosovarët ju akuzojnë edhe për tradhti kombëtare, kurse ju të gjitha këto i injoroni dhe nuk iu bëjnë as përshtypje morale.

Zoti Rama: Unë nuk konsiderohem i harxhuar e as i lodhur. Populli më voton dhe unë i përmbahem kursit tim të Rilindjes. Derisa populli voton për mua, unë do ta vazhdoi qeverisjen. Akuzat e pabaza nuk i kam dëgjuar dhe nuk do t´i dëgjoi as në të ardhmen. Qentë lehin, po karvani vazhdon rrugën e tij.

Mars Rover : Zoti Rama ju falënderoi për intervistën dhe mbetem me shpresë që kësaj radhe nuk do të ankoheni në mua, për intervistë të sajuar. Unë i ceka mendimet dhe shprehjet e juaja të përditshme.

Mars Rover ( Intervistë e sajuar)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Tre miqtë e Parisit

Washington Post: Skandali i fundit duhet të sjellë edhe ndëshkimin final për drejtorin e FBI