in

Intervistë me kryetarin e BIK-ut , Naim Tërnava: Pse ju akuzojnë se keni bashkëpunuar me UDB-në?

Nga Sherif Ramabaja

Mars Rover: zoti Tërnava si e karakterizoni BIK në proceset në të cilat po kalon Kosova?

Z. Tërnava : Ne si BIK e kemi të njejtin fat të cilin e ka edhe populli ynë. Ne jemi pjesë e tij sepse pa popullin as ne nuk do ishim, pra kemi fatin e njejtë. Pas çlirimit, e kam fjalën pas Luftës së Dytë Botërore, ne na jipeshin detyra të ndryshme të cilat i kemi kryer me përpikmëri.

Mars Rover : zoti Tërnava a mund të na flisni më konkretisht sepse për kohën për të cilën ju e cekët kanë ndodhur ngjarje dramatike ku BIK mban një përgjegjësi të madhe, sepse po në atë kohë kanë ndodhur Aksioni i Armëve më 1955, si dhe shpërngulja për në Turqi si fazë më e re që nga viti 1953 e tutje?

Z. Tërnava : unë nuk e kisha fjalët për këto gjëra, po detyra që ne na besohej  ishte ta organizonim popullin dhe t´i prinim në rrugën e zotit. Unë mund të flasë edhe për gjërat të cilat ju po insistoni, po ajo periudhë nuk lidhet aspak me BIK, sepse ne nuk kemi gisht në ato ngjarje. Ne nuk i kemi përgaditur këto programe dhe as nuk i kemi udhëhequr. Ne për këto gjëra askush nuk na ka pyetur dhe nuk jemi aspak të involvuar në to.

Unë e di se ekzistojnë akuza të tilla, sidomos nga ata që nuk i besojnë zotit dhe të tillët e drejtojnë gishtin në drejtimin tonë, duke na akuzuar se ne ishim bashkëpunëtorë të UDB dhe përpilonim lista se kush posedon armë.

 Po ashtu  akuzoheshim se njerëzve u shitnim armë në bashkëpunim me UDB, ku pastaj UDB i kishte në shënjestër personat e tillë. Ne si bashkësi fetare jemi paqësorë dhe kundër armatimit, sepse në armë është i futur dreqi. Këto akuza prandaj padrejtësisht na mveshen ne.

Sa i përket shpërnguljeve po ashtu akuzohemi se njerëzit i joshnim që të shpërnguleshin, duke u premtuar jetë dhe standard të lartë në Turqi, ku do të mund ta ruanin gjuhën, traditën dhe fenë muslimane.

 Po ashtu pa fije turpi disa thonë se pushteti popullor bënte presion politik dhe terror mbi ta duke ua nxirë jetën, kurse ne ua premtonim parajsën në Turqi.

Si mund t´i premtojmë ne dikujt parajsën. Një fuqi të tillë e ka vetëm i lartmadhërishmi, të cilit i qofshim falë.

Mars Rover : zoti Tërnava ju i cekët disa nga akuzat që rëndojnë mbi ju, po akuzat e tilla janë shumë më të ashpra në drjtim të BIK, sepse ekzistojnë statistika dhe burime të pamohueshme, por ne na intereson aktualiteti i sotëm, sepse gjeneratat e reja, fare skanë njohuri për ato gjëra që u cekën e të cilat lidhen me të kaluarën. Çka mund të na flisni, nga lufta e fundit e këndej?

Z. Tërnava : Ne si BIK po ashtu e shfrytëzuam të drejtën tonë dhe hapsirën që na u ofrua nga pushteti. Menjëherë thithëm investime të shumta mga shtetet arabe dhe Turqia, për të cilat jam shumë mirënjohës. Popullit tonë i hapëm perspektivë dhe pa humbur kohë ndërtuam koleksione të xhamive nëpër tërë Kosovën. Xhamitë tona sot janë me vlera të gjithanshme, sepse janë të madhësive gjigante dhe po ashtu ua kemi shtuar numrin e minareteve deri në pesë. Madhështia e xhamive të sotme është se ne lokalin e kemi zgjedhur aty ku kemi dashur vetë, vendet më të frekuentuara, aty ku pamja është më e bukura dhe aty ku shihen nga të gjitha anët. Mund të jem krenar dhe të deklaroi se ne arritëm të ndërtojmë xhami edhe në fshatra ku kishte shumë pak banorë që fjala e zotit të depërtoi gjikund.

 Sdi si tingëllon, po ne arritëm të ndërtojmë më shumë xhami sesa kemi shkolla dhe qerdhe të fëmijëve. Kjo po ndodh për herë të parë në historinë tonë. Ne pastaj u përqëndruam që ta propagonim fenë tonë si më të mirën në botë dhe t´i kthenim rininë tonë aty ku e kan vendin, nëpër xhamia.

Tash me ndihmën e zotit dhe investorëve e kemi nisur edhe xhaminë e madhe në Prishtinë e cila do të jetë më e madhja në Evropë, kjo na bënë vërtetë krenar. Këtë vetëm ëndërr kemi mund ta shihnim. Momentalisht na janë paraqitur disa probleme dhe punimet kanë ngecur sepse tenderizmi, familjarizmi, dyqanet në kuadër të xhamisë dhe përfitimet materiale ende nuk janë sqaruar, por po premtoj sapo t´i zgjidhim këto mosmarrëveshje me emër të perëndisë dhe zotit do të ecim përpara.

 Pastaj me sqarime dhe bindje muslimane, femrën tonë shqiptare pas më shumë se 50 vitesh, sërish arritëm që ta mbulojmë. Sot kemi femra nga të gjitha moshat të mbuluara, duke u nisur nga vajzat më të vogla deri te shkollaret, adoleshentet, studentet dhe të tjerat të të gjitha moshave.

Mars Rover : z.Tërnava, po me çfarë vështirësish ballafaqoheni?

Ne kemi një ekspanzion sa i përket zgjerimit tonë. Mjafton të ndodheni përjashta në orën 13 kur fillon Ozoni nëpër xhamitë tona. A sështë kënaqësi kur dëgjoni thirrjen drejtuar zotit nga muzeinët tanë. Sa e mbaron thirrjen njëri e fillon tjetri dhe kështu vazhdon larushia e zërave drejtuar zotit, derisa të mbyllet lutja.

 Zërin secili e përcakton vetë sipas dëshirës, po ne kemi mëshirë që mos t´i shqetësojmë qytetarët. Fjalimi nga xhamitë transmetohet me zmadhues edhe jashtë deri në 50 – 100 metra, pra zëri ynë dëgjohet edhe jasht xhamive falë angjazhimit dhe punës sonë.

Vështirësi për ne janë salafistët sepse ata nuk janë liberal sikurse ne dhe kanë tjera synime. Të rinjtë mundohen që t´i përfitojnë duke ua premtuar parajsën e vërtetë. Këto gjëra na preokupojnë sepse po shfaqen drejtime të cilat na kthejnë mbrapa dhe e rrezikojnë bashkjetesën fetare.

Mars Rover : z. Tërnava, ju po ju pengojnë salafistët, duke u ankuar se ata e kthejnë shoqërinë mbrapa, por a mendoni që me veprimet e juaja si BIK edhe ju  kombin shqiptar po e ktheni mbrapa psh. Aty ku folët për femrën shqiptare, rininë, ndërtimin e xhamive, ozonin ku qirreni deri në qiell, fjalimet tmerruese të muezinëve edhe jashtë xhamive etj. Ne jemi shtet sekular e jo fetar?

Z. Tërnava : aspak. Ne jemi mbi 99,99 përqin muslimanë, prandaj obligimi ynë është që të punojmë për të mirën e popullit.

Shikoni përpara vetëm pleqtë para vdekjes i frekuentonin xhamitë. Sot ne me punë kemi arritur që t´i bindim të rinjë t´i mbushim xhamitë, jo vetëm në Kosovë, po të tëra vendbanimet ku banojnë shqiptarët, në Serbi dhe Maqedoni.

Sot po t´i pyesish të rinjtë, më me dëshirë i frekuentojnë xhamitë sesa shkollat. Këtë gjendje e kemi pasur vetëm kur shumica ishin analfabetë.

Ne tash për festat muslimane edhe pse i kemi xhamitë, kemi arritur që popullin ta nxjerrim rrugëve dhe shesheve të falet, kjo ska ndodhur kurr më parë. Ne sot konkurojmë me shtetet arabe dhe Turqinë se cilët jami më musliman, kjo është një e arritur kolosale.

Mars Rover : z. Tërnava, politikanët tanë flasin se ne duhet të orientohemi drejt perëndimit, cili është mendimi i juaj?

Z. Tërnava : Ne si njerëz të zotit nuk përzihemi në politikë, edhe zoti urdhëron që pushtetin duhet respektuar, po nëse më pyesni për mendimin tim personal do të kisha thëne se përse ne duhet të orientohemi drejt perëndimit, kur prejardhja e jonë është drejt Turqisë dhe arabisë. Ne rrënjët, kulturën dhe fenë i kemi andej. Nuk duhet të shikojmë ku jetojmë më mirë, po ku mund t´i shërbejmë lartmadhërisë tonë më mirë. Ne nuk nisemi nga përfitimi material, po shpirtëror.

Mars Rover : z. Tërnava si qëndron bashkëpunimi i personelit tuaj me popullin dhe në çfarë formash ?

Z. Tërnava : ne përpos takimeve të rregullta nëpër xhami ne jemi prezent rregullisht në mediat e vendit dhe në TV.  Dr. hoxhë Shefqet Krasniqi është më i popullarizuari nga ne në media, i cili me besnikëri rregullisht në TV prezenton qëndrimet e fesë islame. Ai është ekspert i fushave të ndryshme, sidomos ekspert i familjes, ekspert i femrës muslimane i cili jep këshilla deri te ato më intimet, ( gjinekologji ) psikolog, sociolog, filozof, pedagog, këshilltar etj.

 Ai këto ditë dha edhe mendimin e tij shkencor, mbi transplantimin e zemrës së derrit në njeriun. Unë e ndaj mendimin e tij shkencor se muslimanët duhet të distancohen, ta refuzojnë dhe ta luftojnë një diçka të tillë. Dr. Krasniqi angazhohet që të gjitha femrave të cilat nuk kanë arritur të martohen t´ua gjej zgjidhjen. T´i bind burrat që të martohen me nga 2, 3, 4 e ma shumë gra, feja muslimane e lejon këtë. Ne duhet ta kemi humanizmin në shërbim të fesë dhe popullit.

Mars Rover : z. Tënava mes filozofëve ka të tillë që thonë se mjafton ta parashtrosh pyetjen, nga vijmë ne dhe nga shkojmë për ta themeluar një religjion, sepse derisa shkenca s´ka arritur t´u përgjigjet këtyre pyetjeve, fetë lindin brenda natës.

Z. Tërnava : Unë nuk pajtohem me këtë mendim, sepse ne e dijmë kush jemi dhe nga shkojmë. Ne ecim me urdhërin e perëndisë, rrugën që na e ka trasuar zoti. Ne duhet ta mbrojmë muslimanizmin, si rruga e vetme e shpëtimit të njerëzimit.

Intervista u zhvillua nga Mars – Rover

    

 

 

Lini një Përgjigje

Trilli kazako-Pacollian: “Trazirat janë organizuar nga faktori i jashtëm…”

Adem Gllavica: "Në vend që të na ndihmonin na sulmuan