in

Adem Gllavica: "Në vend që të na ndihmonin na sulmuan

“Lufta ishte e ashpër. Ne dëshironim liri, pavarësi dhe bashkimin e tokave shqiptare, kurse ata të Shqipërisë, sikur nuk kishin sens patriotik. Ata ishin nën ndikimin e plotë të komunistëve jugosllavë. Në vend që të na ndihmonin, ata edhe na sulmuan. 

Njërin prej shefave të tyre e quanin Shefqet Peçi, më duket se ishte kolonel, me gradë. Ai ishte në Kosovë. Çdo të keqe që ka pasur lëvizja jonë e edhe Kosova, ka ardhur nga Shefqet Peçi. Për bashkimin me Shqipërinë as që dëshironte të dëgjonte. Shqipëria nuk përkrahu luftën tonë për liri dhe bashkim. Mbizotëroi përkrahja ideologjike në vend të asaj strategjike kombëtare. Luftuam në dy fronte, edhe kundër komunistëve e edhe kundër shqiptarëve, të cilët na i kthyen tytat e pushkëve. 

Në katundin Cërrnillë ishte vendosur Shefqet Peçi. Kur u takuam, Shefqet Peçi na tha se këto që ju jeni duke thënë për bashkimin e tokave shqiptare janë pollavra e asgjë tjetër. Ju duhet bashkangjitur aradhave komuniste të Shqipërisë, nga se shpëtim tjetër nuk keni, na tha Shefqet Peçi. Ne e bënim luftën për bashkim me Shqipërinë, ndërsa ai na thoshte që duhet t’i bashkohemi komunizmit. Fatkeqësisht në atë kohë Shqipëri nuk kishte. Ne mbetëm, siç thuhet, si kojrrilat në mjegull, nuk dishim se çka po ndodh dhe se çka do të ndodhë”.(Pjesë nga intrevista e Shpend Osmanit me Adem Gllavicën, ZËRI, 19.12.1998)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Intervistë me kryetarin e BIK-ut , Naim Tërnava: Pse ju akuzojnë se keni bashkëpunuar me UDB-në?

“The Economist”: Të paktën 12 mijë shqiptarë ndërruan jetë nga pandemia