in

Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës:"Ne shohim një lidhje midis Rusisë dhe Hamasit"

Inteligjenca ushtarake ukrainase beson se ekziston një lidhje midis Rusisë dhe Hamasit. Rusia madje e furnozoi me armë grupin terrorist. Por Rusia gjithashtu ndau njohuri taktike me Hamasin.

ntv: Z. Chernyak, ministri estonez i Mbrojtjes, tha pas sulmeve në Izrael se nuk ishte rastësi që kjo ndodhi më 7 tetor – ditëlindja e Vladimir Putin. A është e gjithë kjo vetëm një teori konspirative?

Andriy Chernyak: Rusia përdor gjithmonë të dhëna të rëndësishme, të veçanta për të kryer planet dhe operacionet. Inteligjenca ushtarake e Ukrainës sheh qartë një lidhje midis Rusisë dhe organizatës terroriste Hamas. Këtë e shohim në furnizimin me armë, në stërvitjen e luftëtarëve dhe në taktikat që luftëtarët përdorën në sulmet në Izrael. Ne shohim gjithashtu ndikimin rus në mediat sociale. Ne po shikojmë hakerat rusë që mbështesin Hamasin, madje edhe nga toka evropiane.

Çfarë provash keni që Rusia i dha Hamasit armët e kapura perëndimore?

Fatkeqësisht, ky është informacion sekret që nuk mund t’ju japim. Por inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka prova se armët e kapura në territoret e pushtuara – e kam fjalën për armët që na janë ofruar nga partnerët amerikanë dhe evropianë – se këto janë kapur nga rusët dhe më pas i janë dhënë Hamasit.

Çfarë provash keni se Rusia ka trajnuar luftëtarët e Hamasit?

Mund të themi patjetër se Hamasi ka ndryshuar taktikën e sulmit. Është pikërisht taktika që përdorin rusët në territoret e pushtuara. Dhe ne po shohim gjithashtu se ata aplikojnë elementë nga sulmet këtu në luftën në Ukrainë. Ne e dimë patjetër se përfaqësues të kompanive private ruse të sigurisë ishin të përfshirë në trajnimin dhe përgatitjen e luftëtarëve të Hamasit.

Më 7 tetor, ne pamë saktësisht se si terroristët e Hamasit përdorën mjete ajrore pa pilot – veçanërisht dronë kamikaze – për të sulmuar Shtetin e Izraelit. Ata kurrë nuk e kanë përdorur këtë taktikë më parë dhe pikërisht kjo taktikë po përdoret në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Ne e dimë se ekspertët ushtarakë [rusë] ndanë këtë njohuri me Hamasin.

A i ndani këto gjetje me CIA-n dhe Mossad-in?

Ne punojmë shumë ngushtë me këto shërbime sekrete. Dhe ne i ndamë të gjitha këto informacione me partnerët tanë që nga fillimi.

Çfarë do të thotë ky konflikt i ri në Lindjen e Mesme për luftën këtu në Ukrainë?

Ai ka një ndikim të qartë. Duke mbështetur këtë konflikt, Rusia po përpiqet të largojë vëmendjen nga lufta ruso-ukrainase. Rusia tani po përpiqet të ndikojë në grupet myslimane, grupe që jetojnë në Evropë. Ky është një problem për Ukrainën. Do të ketë provokime. Njerëzit inkurajohen të shkojnë në demonstrata dhe protesta. Dhe kjo do ose mund të ndikojë në ndihmën ushtarake të partnerëve tanë evropianë.

Ne patjetër po vëzhgojmë praninë e inteligjencës ruse në mediat sociale në grupet islamike. Ata po përpiqen të arrijnë destabilizimin. Ata përpiqen të ushtrojnë ndikim dhe u bëjnë thirrje njerëzve të protestojnë dhe të luftojnë.

Nadja Kriewald foli me Andriy Chernyak. Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Burimi: ntv.de

 

Lini një Përgjigje

PLANI SEKRET "NAÇERTANIA" E FRANTISHEK ZAHUT, I SHËRBIMEVE SEKRETE TË RUSISË DHE FRANCËS NUK KA QENË VEPËR E GARASHANINIT* (ELIAH GURASHI NGA MALI I ZI)

BAJRAM SEFAJ – NJË FOTO DHE DISA RRESHTA