in

Instituti “Paragon” analizon situatën gjatë pandemisë

Instituti “Paragon” mbajti sot një tryezë të diskutimit, që temë kyç ka pasur “Ndikimin e pandemisë në tregun e punës”, e cila siç edhe po shihet po mbahet në rrethana krejtësisht tjera nga ato që kemi pasur më herët, pra duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

Veçse kemi hyrë në vitin e dytë të kësaj pandemie, e cila përveç vendeve tjera edhe Kosovën e ka prekur duke pasur aktualisht mbi 74 mijë raste të prekura nga Covid 19, dhe mbi 1668 raste të vdekjeve si pasojë e këtij virusi.

Edhe infeksioni edhe vdekja ka përfshirë të gjitha grupmoshat e qytetarëve tanë.

E gjithë kjo periudhë mbi 1 vjeçare, është manifestuar me një betejë te angazhimeve maksimale të organizimit shtetëror dhe qytetar kundër kësaj sëmundjeje vrastare, duke iu vënë në ballë i gjithë mekanizmi shtetërorë e në veçanti mantelbardhët, pra, stafi shëndetësor dhe mekanizma tjerë qendrorë dhe lokal.

Duke bashkëjetuar me këtë situatë, përveç dëmtimit të shëndetit fizik, kemi parë rrugës edhe dëmtim të shëndetit mendor, të cilat kanë ardhur si pasojë e infeksioneve të mëdha, pa përvojën tone dhe te panjohurat në fillim për tu përballur me këtë virus të paparë ndonjëherë në histori, pamundësia ne kohe reale e aplikimit të protokolleve mjekësore te të infektuarit neper spitale, dilemat me plote te drejte të profesionistëve shëndetësor si ne nivel botëror ashtu edhe te ne në Kosove , se me cilin ilaç fillimisht të sulmohej kjo sëmundje, mungesa fillestare e barnave respektive, mbylljet dhe kufizimet e lëvizjeve se qytetareve dhe mungesës së infrastrukturës së nevojshme të kapaciteteve tona, testuese dhe ekzaminuese.

Por, e gjithë kjo sfidë e përditshme ne baza ditore në Kosovë krahasuar me vendet tjera, në vendin tonë mendohet që është menaxhuar mirë falë një përkushtimi të pashembullt në vazhdimësi të profesionistëve tonë shëndetësorë, Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit (IKSHPK), Komunave të Kosovës, Qendrat Kryesore të Mjekësive Familjare, Policisë së Kosovës, dhe Inspektorateve respektive të Kosovës, mediave dhe qytetareve ne përgjithesi.

Padyshim, që pandemia edhe në vendin tonë si në krejt botën ka ndikuar dukshëm në rënien e ekonomisë, duke prekur pothuajse të gjithë sektorët e jetës sonë ku më pak e ku më shumë.

Gjithsesi nga kjo pandemi ka pësuar rënie cilësia ne sektorin e arsimit dhe në efikasitetin e shërbimeve në administratën shtetërore dhe lokale.

Pandemia ka ndikuar negativisht ne tere zinxhirin ekonomik duke prekur të githë grupmoshat e të punësuarve aktiv në tregun e punës në sektorin privat, per tu manifestuar me mbyllje të bizneseve ne kohe dhe zona te caktuara por edhe humbje të vendit të punës.

Duke marrë parasysh se Kosova ka një treg të punës kryesisht në ofrimin e shërbimeve, sektorët me të rënduar, dalin të jenë gastronomia dhe ndërtimtaria, por që impakte negative kemi pasur edhe në prodhimtari, transport, turizëm, agrobiznes dhe tregun medial.

Me tërë këtë ballafaqim me këtë pandemi nuk kanë munguar debatet pro dhe kundër, rreth ndikimit të pandemisë në ekonomi, të profesionistëve shëndetësor në njërën anë, dhe përfaqësuesve të bizneseve në anën tjetër rreth lejimit apo mos lejimit të punës në sektor të caktuar, me të vetmin qëllim mos përhapja masive e të infektuarve ne njerën ane dhe mos rrenimi i ekonomisi nga ana tjeter.

Maskat, dorezat, distanca fizike dhe deznifektim i hapësirave ku jetojmë janë bërë pjesë e përditshme e jetës sonë, e cila po vazhdon ende, derisa vaksina anti COVID 19 edhe pse e dalë dhe e testuar ne treg ende nuk ka arritur tek ne.

Për të mbajtur gjallë ekonominë e rënë për toke, Qeveria në bazë të kapaciteteve buxhetore gjate vitit 2020 ka miratuar dhe alokuar dhe po realizon disa platforma subvencionuese për bizneset dhe të punësuarit e prekur nga kjo situatë, por që kjo nuk po del të jetë e mjaftueshme.

Një punë e mirë që është bërë është miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike Covid 19, në dhjetor të vitit 2020, për të cilën rol të madh kanë luajtur të gjitha odat ekonomike në nivel vendi.

Sa u perket studimeve per kete teme, ne nivel botëror kemi parë statistika të ndryshme të ndikimit të pandemisë në tregun e punës njëra ndër to është Organizata Ndërkombëtare e Punës ( ILO), e cila ndër të tjera potencon se: “Efektet ekonomike të pandemisë janë më seriozet që janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Përderisa për Kosovë nuk kemi një raport apo analizë te drejte të strukturuar e cila në mënyrë të detajuar na ofron një statistikë se cili është ndikimi i Pandemisë COVID 19 në tregun e punës.

Në Kosovë kemi parë studime nga institute të ndryshme që flasin per nivelin e papunësise dhe fuqine aktive punetore, por jo raporte që flasin enkas për ndikimin që Pandemia COVID 19 ka ndikuar ne ekonomi.

Kemi pas shumë deklarata edhe nga akterë institucional edhe organizata të ndryshme nga asosacionet e punëdhënësve, por jo një raport respektiv meritor.

Ajo që vlen të përmendet eshte se dhënia e pakove subvencionuese nga Qeveria kushtimisht i ka detyruar bizneset të rrisin numrin e formalizimit të punëtorëve brenda kompanive te tyre, ky eshte nje veprim i mire qe ka ndodh , kundrejt shkurtimit të vendeve të punës që në realitet ka ndodhur.

Krejt ne fundë qëllimi i kësaj tryeze është që nga akterët dhe forumet kompetente të kësaj fushe të kemi:

1. Një pasqyrë sa më të drejte të shoqëruar me numra që flasin se cili ne të vertetë ka qenë ndikimi real i Pandemisë COVID-19 në tregun e punes dhe renien e ekominise ne vend ne pergjithësi dhe

2. Cilat do duhej te ishin veprimet e Qeverisë në rrafshin ekonomik, përtej aplikimit të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike COVID-19 në faza të caktuar varësisht nga gjendja epidimiologjike që do të na përcjellë në vend.

Lidhur me rekomandimet kemi arritur në këto përfundime se çka i duhet shtetit të ndërmarrë:

1. Sigurimi sa më i shpejtë i vaksinave që do mundësonte rigjallërimin social e ekonomik

2. Ndërtimi i një sistemi të fortë shëndetsorë

3. Forcimi i skemës së mbrojtjes sociale dhe ekonomike

4. Rritja e mbrojtjes për punëtorët dhe të drejtat e tyre

5. Masa që shënjestrojnë gratë në veçanti

6. Transformimi dhe demokratizimi i ekonomisë

7. Mobilizimi i burimeve financiare për transformimin ekologjik të ekonomisë

Deri atëherë ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve: maskat, distanca , dezinfektim.

Duke e ruajtur shëndetin ndikojmë edhe ne ngritjen dhe hapjen e ekonomisë.

Lini një Përgjigje

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel mban takimin konstituiv

Arrestohen dy komisionerë për keqpërdorim votash