in

Iniciohet rasti lidhur me sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti i Përgjithshëm, pas sulmit të mbrëmshëm nga persona ende të paidentifikuar, dhe shkaktimit të plagëve të rënda ndaj gazetarit Visar Duriqi, njofton opinionin lidhur me incidentin ndaj gazetarit dhe se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të rastit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.

Lini një Përgjigje

Kërkohet paraburgim ndaj 11 personave për marrje e dhënie ryshfeti

Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve