E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri është takuar me drejtorin e Lëvizjes për Sigurinë e Izraelit, Amir Avivi, raporton Gazeta Express.
Demiri ka shkruar në Twitter se me Avivi-n kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe zhvillimeve të fundit në Izrael.
“Ishte kënaqësi të takoj z. Amir Avivi Drejtor Ekzekutiv i Habithonistim. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve edukative të Kosovës dhe Izraelit të fokusuar në studimet e Lindjes së Mesme dhe punët e jashtme. Gjithashtu folëm edhe për zhvillimet e fundit në Izrael”, ka shkruar ajo.