in

Ikën nga vettingu, u bënë avokatë

  

Ku janë ata që u shkarkuan nga vettingu?

Duke u nisur që nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, shumica e tyre kanë veshur tunikën e avokatit.

Kreu i Dhomës kombëtare të avokatisë, parashikon se nga janari i 2021-s avokatia do jetë destinacioni i të gjithë të larguarve nga drejtësia, përderisa ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të të gjitha niveleve gjatë kohës që mbanin këto detyra, kishin marrë edhe licencën e avokatit.

Por teksa askujt që e ka marrë licencën përpara se të shkarkohej nga detyra , nuk mund t’i mohohet e drejta për të qenë avokat, ndalesat do jenë për dy kategori të tjera.

Në të gjithë vendin kanë marrë licencën e avokatit 11 mijë e 100 persona , por vetëm 1 600 prej tyre e ushtrojnë këtë profesion.

Lini një Përgjigje

U arrestua në Kosovë anëtari i “Bandës së Durrësit”

Kamerat regjistruan vrasjen e policit Prela