Pjesẽ nga editoriali i Ibrahim Rugovẽs nē gazetēn e studentēve tẽ UP-sē “Bota e Re” botuar me 28 Nẽndor 1968, pra n’kohēn kur I. Rugova ishte student i vitit tẽ dytẽ dhe Redaktor i saj – dhe nē vitin kur ishte lejuar edhe nē Kosovē valvitja publike e Flamurit shqiptar…!…
Nga Ibrahim Rugova
Gazeta „Bota e Re“, Prishtinë, 28.XI.1968
„PAVARËSIA KOMBËTARE“!
Gjithmonë e kemi ndier në veten tonë këtë Ditë të bardhë, kemi jetuar me të, me gjakun e saj të kuq, që qe i ndydhur fort ndër zemrat tona, si në zemrën e Plakut mjekerbardhë që e zbardhëlloi më 1912.…
Në kalendarin e historisë kombëtare hyri ajo ditë.U shënua: 28 Nëntor1912. U shënua edhe emri i atij që e ngriti: – Ismail Qemali.U shënua edhe vendi: – Vlora legjendare.
…
U habitën të gjithë, kur passhekujsh, nga epoka e Skënderbeut në qiellin shqiptar u ngrit simboli i gjakut – Flamuri. Mirë që u mashtruan të gjithë. Mirë që nuk kujtuan se nuk kemi asgjë, se kulçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm.
Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mundi të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve.
…
E shpurëm më tej dhe do ta shpiem gjersa të gjallërojmë mbi tokën tonë të dashur.I pari që e shpuri në vend porosinë e stërgjyshërve, ai që e ngriti atë që e mbanin lart ndër duar dhe mbi koka e që marshonin përpara me të, qe njëri ndër bijtë më të mirënjohur të kombit tonë – Ismail Qemali, Plaku mjekërbardhë.
…
E ngriti Ai, e mbajtëm ne dhe do ta mbajmë ngaherë dhe do të ecim përpara në histori.E mbajtëm në zemra, në shpirt. E kemi edhe në dorë.
Duam që ta kemi kudo me të vërtetë simbol gjaku, lirie e pavarësie që na shpie më tepër dhe më me hov ndër fitore të reja dhe ngaherë të fitojmë!
E pergatiti: Bardhyl Meta