in

I “sapodalë” nga burgu, dyshohet se do kryente vrasje me pagesë në Korçë

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Korçë. Klodian Asllani, 26 vjeç, me precedent të mëparshëm penal, është arrestuar nga policia e Korçës, pasi dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë. I riu u lokalizua nga policia në  lagjen nr. 14, Korçë.

26-vjeçari, sapo ka kuptuar se ishte nën ndjekjen e policisë, është përpjekur të largohet me shpejtësi dhe ka nxjerrë nga brezi, armën e mbushur, të cilën e ka hedhur në një kosh, në anë të rrugës. Arma u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu hetimet kanë nisur për  veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për një 17-vjeçar, që, në momentin e kapjes, ka qenë i shoqëruar me 26-vjeçarin. Dyshohet se adoleshenti ka qenë në dijeni që personi me të cilin shoqërohej ishte i armatosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Laureatët e çmimit “Nobel” me deklaratë të përbashkët

Fëmijët në Podujevë mësojnë kurse islame