Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Korçë. Klodian Asllani, 26 vjeç, me precedent të mëparshëm penal, është arrestuar nga policia e Korçës, pasi dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë. I riu u lokalizua nga policia në lagjen nr. 14, Korçë.
26-vjeçari, sapo ka kuptuar se ishte nën ndjekjen e policisë, është përpjekur të largohet me shpejtësi dhe ka nxjerrë nga brezi, armën e mbushur, të cilën e ka hedhur në një kosh, në anë të rrugës. Arma u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu hetimet kanë nisur për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për një 17-vjeçar, që, në momentin e kapjes, ka qenë i shoqëruar me 26-vjeçarin. Dyshohet se adoleshenti ka qenë në dijeni që personi me të cilin shoqërohej ishte i armatosur.