Shtatë raketa qëlluan në Zonën e Gjelbër në Bagdadin qendror pranë ambasadës amerikane të martën në mbrëmje, tha ushtria irakiane, duke shtuar se një vajzë u vra në sulm dhe disa civilë u plagosën.
Sulmi i së martës prishi një armëpushim njëmujor të deklaruar nga fraksionet irakiane pro-iraniane. Armiqësitë vazhdojnë në një kohë kur sekretari i ri i Përkohshëm i Mbrojtjes i SHBA Christopher Miller ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të tërheqin 500 trupa nga Iraku dhe do të mbajnë vetëm 2,500 trupa në vend.
Sulmi me raketa, i kryer nga pjesa lindore e Bagdadit, sipas ushtrisë, erdhi pas një bisede telefonike midis Kryeministrit Irakian Mustafa al-Kazimi dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo.
Sipas zyrës së Kazimit, të dy zyrtarët diskutuan të ardhmen e bashkëpunimit midis Irakut dhe koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, të vendosur në 2014 në Irak për të luftuar grupin xhihadist të Shtetit Islamik (IS).