in

I kujt është "KosovaPress: i Rusisë, i Serbisë apo ruso-serb

Adil Fetahu

Në hulumtimet që bëj pothuajse çdoditë në internet, për burime e materiale të ndryshme profesionale, historike e politike, hasi në gjithëfarë shkrime, dhe ato që më interesojnë, i lexoj dhe e regjistroj adresën e tyre, për t’i gjetur kur më nevojiten. Në një eksplorim të tillë, sot hasa një shkrim i cili reklamon promovimin e një broshure të Shtëpisë mediale ruse REGNUM, të cilën e ka botuar ato ditë kur ishin tollovitë “e targave”në kufirin midis Kosovës e Serbisë, në Bërnjakë e Jarinje.  

Broshura mban titullin në gjuhën dhe alfabetin rus:  “Kosovo, Serbija i Rossija” dhe në gjuhën dhe alfabetin serb: “Kosovo,  Srbija i Rusija”. Reklamohet se ajo broshure së shpejti do të promovohet në Beograd.Po, për këtë broshurë  dhe për 11 shkrime të autorëve rusë dhe serbë që janë botuar në te, pasi i kam lexuar të gjitha nga interneti,  unë kam postuar një shkrim të shkurtër, me faqen e parë të broshurës,  në  fejsbuk,më  3 tetor 2021.

Në shkrimin që hasa sot, më ra në sy se “KosovaPress”, në web-faqen e vet, duke e reklamuar këtë broshurë antishqiptare dhe antikosovare, jep një pasazh të shkurtër të përmbajtjes së broshurës, dhe i udhëzon lexuesit që, nëse duan ta lexojnë  tekstin e  plotë të broshurës, të parapaguhen në “KosovaPress”!Prej kësaj del pyetja:  i kujt është Agjensioni i lajmeve “KosovaPress”:  a është i Rusisë, i Serbisë, apo është agjensi ruso-serbe ose serbo-ruse, që e reklamon një broshure me përmbajtje kryekput antikosovare e antishqiptare?

Mirë është që (edhe) shqiptarët t’i lexojnë (të gjitha) shkrimet që kanë të bëjnë me ta, kudo dhe në cilendo gjuhe që botohen, por nuk është mirë që një agjension i lajmeve, që mbanë titullin “KosovaPress” ta reklamojë një shtëpi informative të gënjeshrave, trillimeve, shpifjeve dhe propagandës ruso-serbe kundër Kosovës dhe shqiptarëve, siç është REGNUMI dhe broshura apo librat e tij.Dje (23 nentor) në Moskë, organizuar nga REGNUM-i, është mbajtur Konferencë me temë: “Kosova, Serbia dhe Rusia”, në të cilën, veç tjerëve, ka folur njëfar Mllagjan Gjorgjeviq, që është kryetar i njëfar “Pokret Oslovodjenja” (Lëvizja për Çlirim), si parti opozitare në Serbi, një personalitet kontraverz, antishqiptar e rusofil i thekur. Tërë kohën duke folur për Kosovën e duke falënderuar Rusinë për përkrahjen e saj dhënë Serbisë në raport me Kosovën, e ka akuzuar edhe Vuçiqin, gjoja se po e largon Serbinë nga Rusia dhe po e afron me Perëndimin dhe NATO-n (gjë që nuk është e vërtetë aspak, v.j.) (A.F.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Presidentja Osmani takohet me kryeministrin Justin Trudeau: kapituj të ri të bashkëpunimit me Kanadanë

Ja 52 ‘komandosët e parë të Kosovës” që u stërviten nga ushtria e Shqipërisë – të prirë nga Sali Çekaj!