Policia e Kosovës ka informuar se i dyshuari, që theri me thikë sot një të mitur, në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë, është ndaluar për 24 orë.
Këtë rast e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Pas kryerjes së veprimeve hetimore nga ana e policisë, me rekomandimin e prokurorit te shtetit, i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje prej 24 orësh, për rastin lëndim i lehtë trupor”, ka thënë Borovci.


