in

I dyshuari që plagosi dy persona në Podujevë, shkëmbim me armë zjarri me policinë

 Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Podujevë. Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën e qendrës “Zahir Pajaziti”.

“Ka pasur të shtëna me armë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Dy persona janë të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ejupi.

Ejupi ka shtuar se gjatë intervenimit, pjesëtarë të policisë detyrimisht kanë shkëmbyer me armë zjarri në drejtim të të dyshuarit, i cili fillimisht ka shtënë më armë në drejtim të tyre.

“Aktualisht i dyshuari është në arrati, kurse policia është në zhvillim të aksionit”, ka thënë Ejupi.

Ndërkohë, të plagosurit pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Podujevës janë nisur për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë./Llapi.info

Lini një Përgjigje

Hoxhaj: 3 vende të rezervuara në listën për deputetë dhe rikthimin e Ministrisë së Diasporë

Loja turke me Dardaninë kundër Evropës e ShBA-ve