in

I dyshuari për sulmin ndaj Rushdies lexoi "dy faqe" të Vargjeve Satanike

Burri i akuzuar për therje të shkrimtarit, Salman Rushdie, është raportuar të ketë thënë se i ka lexuar vetëm dy faqe të librit, Vargjet Satanike.

Hadi Matar, 24-vjeçar, është deklaruar i pafajshëm në akuzat për sulmin ndaj shkrimtarit, në një ngjarje të organizuar në Nju Jork, javën e kaluar.

Në një intervistë për New York Post nga burgu, Matar ka thënë se Salman “e ka sulmuar Islamin”.

Megjithatë ai nuk e ka konfirmuar se veprimet e tij janë nxitur nga një dekret fetar i lëshuar nga Irani në vitet 1980.

Matar aktualisht po mbahet në një burg në shtetin e Nju Jorkut.

Salman e ka publikuar librin kontrovers, Vargjet Satanike më 1988.

Myslimanët janë zemëruar me përmbajtjen e tij duke thënë se ka vargje blasfemike.

Publikimi i librit e ka shtyrë liderin iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini, që të lëshojë dekret fetar më 1989, përmes së cilit kërkon vdekjen e shkrimtarit.

“Unë e respektoj Ayatollahun. Mendoj se është njeri fantastik. Kaq mund të them për të”, ka thënë ai.

Matar po ashtu i ka thënë gazetës se është “befasuar” kur ka dëgjuar që Salman i ka mbijetuar sulmit.

“Nuk më pëlqen ai njeri. Nuk mendoj se është njeri i mirë”, është cituar të ketë thënë ai.

Familja e shkrimtarit ka thënë se pavarësisht plagëve që i kanë ndryshuar jetën, Rushdie vazhdon të ruajë “sensin e humorit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

U vranë 21 besimtarë myslimanë në xhami të Kabulit

Bisedë me Dushan Vukotiqin, regjisor i njohur i filmit të vizatuar